Nesër do të mbahet seanca plenare për votimin e Elisa Spiropalit si kryetare Kuvendi dhe ministrave të rinj, të cilët u emëruan sot nga Rama.
Seanca parlamentare do të mbahet në orën 18:00.
Ndryshimet u bënë nga kryeministri, ndërsa menjëherë pas përfundimit të Kongresit të PS-së i dekretoi, Presidenti Begaj.
“Kolegë, Presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministarve të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim. Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me e-mail”, reagoi deputeti Gazmend Bardhi.