KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pyjet në Shqipëri keqmenaxhohen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Pyjet në Shqipëri keqmenaxhohen
EkonomiFokusOpinionSociale

Pyjet në Shqipëri keqmenaxhohen

Përditësimi i fundit: 29 Korrik, 2024 6:15 am
106 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Sipas inventarit të fundit, realizuar në vitin 2021, rreth 40 përqind e sipërfaqes së Shqipërisë është e mbuluar nga pyjet, ç’ka dëshmon për një pasuri të madhe për ekonominë dhe biodiversitetin e vendit. Megjithatë, gjatë 30 viteve të fundit kjo pasuri kombëtare është keqpërdorur dhe keqmenaxhuar. Moratoriumi për pyjet, i vendosur në vitin 2016 dhe që vazhdon ende, ka frenuar në një masë prerjet e jashtëligjshme, por pa ndikuar sa duhet në shtimin e sipërfaqeves pyjore. Sipas specialistit të pyjeve dhe mjedisit, Mark Rupa, kjo për shkak të pamundësisë së strukturave përgjegjëse për të menaxhuar dhe mbrojtur nga dëmtimi sipërfaqet pyjore, por edhe zjarret thuajse të përvitshme.

“Sipas sistemit europian të informacionit për zjarret në pyje, Në Shqipëri për vitin 2024 kemi rreth 36 zona të prekura nga zjarri në një sipërfaqe të përgjithshme të djegjes prej 11 mijë hektarësh. Është një sipërfaqe e konsiderueshme. Në qoftë se i referohemi statistikave edhe nga vendet fqinje, në Malin e Zi janë rreth 96 zona ku ka rënë zjarr, por sipërfaqja e djegur është më e vogël”.

Këtë vit, thuajse çdo ditë vazhdojnë të regjistrohen më shumë se 20 vatra zjarri në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Gjirokastër, Vlorë apo Lezhë.

Ndryshimet klimatike të viteve të fundit kanë ndikuar në zgjatjen e sezonit të zjarreve në sipërfaqet pyjore edhe në Shqipëri. Dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës, profesor Leonidha Peri, thotë se tani zjarret fillojnë që në muajin mars dhe vazhdojnë deri në fund të tetorit, ndërkohë që vite më parë nisnin në muajin qershor deri në shtator. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë një periudhe 13 vjeçare, nga viti 2009 deri në 2021, në Shqipëri u dogjën nga zjarret më shumë se 230 mijë hektarë pyje.

“Po marr këtu vitet 2007, 2011, 2012, 2017. Në vitet 2011-2012 kemi të djegur ose të përshkuar nga zjarret rreth 50-60 mijë hektarë. Po edhe në vitin 2017, 2021 nuk jemi në këto nivele, por jemi në nivelin e 30 apo 40 mijë hektarë. Pra, ndryshimet klimatike e kanë rritur riskun dhe do ta bëjnë këtë risk të zjarreve edhe më të madh. Ndaj këtu, mes të tjerash, është edhe përgjegjësia e sektorit të pyjeve”.

Për shkak të Moratoriumit të vitit 2016 për pyjet, i cili ndaloi një pjesë të aktiviteteve tregtare, aktualisht ndikimi i pyjeve në prodhimin e përgjithshëm kombëtar nuk është ai i mundësive dhe kapaciteteve që ka ky sektor. Megjithatë, një pjesë e familjeve që jetojnë në zonat rurale, përfitojnë nga grumbullimi i bimëve mjekësore, frutave të pyllit apo aktiviteteve ndihmëse në pyje. Nga studimet e Fakultetit të Shkencave Pyjore, sipas profesor Peri, një familje mund të gjenerojë deri në 10 -15 përqind të të ardhurave, pikërisht nga përdorimi i produkteve apo shërbimeve nga pyjet.

Kapacitetet e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore, sidomos në zonat e thella malore, janë të kufizuara. Shërbimi zjarrfikës ka vetëm 147 automjete zjarrfikëse, pjesa më e madhe të vjetruara dhe të papërshtatshme për situatat në pyje, dhe rreth 1300 punonjës, por asnjë avion zjarrfikës.

Specialisti i pyjeve dhe mjedisit, Mark Rupa, thotë se forca parandaluese dhe reaguese për mbrotjen e sipërfaqeve pyjore vazhdon të jetë shumë e dobët.

“ Në Shqipëri kemi mungesë të një qendra trajnimi profesional për personat që duhet të trajnohen për shuarjen e zjarreve në pyje. Kemi një edukim në fakultetin e pyjeve në Tiranë, i cili jep për momentin vetëm informacion të përgjithshëm, por jo një trajnim të liçencuar sipas standarteve të BE”.

Gjatë 30 viteve të fundit në Shqipëri ka patur disa herë përpjekje për të ristrukturuar sistemin e qeverisjes në pyje, por pavarësisht kësaj, sistemi vazhdon të vuaj, me reformën e decentralizimit në pyje, në vitin 2014, thotë profesor Peri, praktikisht u çmontua i gjithë sistemi qendror i qeverisjes në pyje duke ju kaluar bashkive, të cilat nuk kanë kapacitetet dhe infrastrukturën e nevojshme për menaxhimin e tyre.

“Sigurisht jemi të ndërgjegjshëm se sot bashkitë e vendit kanë një mungesë të madhe qoftë në infrastrukturë, qoftë edhe në personel. Numri i personelit të punësuar në bashkitë e vendit sot është në termat e gati 30 përqind të inxhinierëve të pyjeve për gati 60, 70 përqind të vendeve të punës për specialistë të pyjeve, bazuar në parametrat që ligji i pyjeve kërkon. Pra, nevoja për specialist të pyjeve sot është jashtëzakonisht e madhe”.

Ndërkohë, sipas profesor Peri, vitet e fundit është shtuar interesimi i të rinjve për të ndjekur studimet në fakultetin e shkencave pyjore. Këtë vit u nënshkrua një marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Austrisë, e cila synon reformimin brenda 5 viteve të ardhshme të gjithë ofertës mësimore duke përfshirë edhe ristrukturimin e programeve mësimore në përputhje me standartet europiane.

Marrë nga Zëri i Amerikës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Napoli e mundi pastër Egnatian në miqësore
Artikulli tjetër Russellit i merret çmimi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.