Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka bërë një reagim publik, pas deklaratave të fundti të kryeministrit Edi Rama, në lidhje më gjykimin kushtetues që lkidhet me b=pagat e magjistratëve.
Në qëndrimin e saj, ajo i bashkohet argumentave të paraqitur nga shoqata e gjyqtarëve, dhe ka theksuar mbrojtjen e parimeve të shtetit të së drejtës.
“Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson se debatet publike për çështje që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme, të balancuar dhe me respekt për rolin kushtetues të magjistratëve. Çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës” është shprehur shoqata në deklaratë. Teksa ka shtuar se çdo ndryshim ligjor që sjell regres në standardet e njohura më parë, përfshirë uljen e pagave të magjistratëve, përbën cenim të garancive kushtetuese.
Në fund Shoqata ka shprehur besim të plotë në Gjykatën Kushtetuese, si një autoritet legjitim, për të dhënë fjalën përfundimtare dhe ka mbështetur përpjekjet që sipas saj synojnë focimin e rendit kushtetues.
Marrë nga Newsbomb.al