KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zbulohen abuzime të tjera nga kompania kineze e “Bankers Petroleum”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zbulohen abuzime të tjera nga kompania kineze e “Bankers Petroleum”
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesore

Zbulohen abuzime të tjera nga kompania kineze e “Bankers Petroleum”

Përditësimi i fundit: 4 Shkurt, 2026 11:11 am
406 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me dosjen “Bankers”, e cila i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm ekonomik qindra milionë lekë.

Në dokumente të siguruara nga Kapital.al mësohet se në 13 dhjetor të vitit 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier urdhëroi kompaninë Bankers Petroleum që t’i paguante rreth 600 mijë dollarë paga, ish-drejtorit të saj Leonidha Çobo për largimin e tij nga puna.

Nëpërmjet vendimi të gjykatës,  Çobo kontraktoi një zyrë përmbarimore për të mbledhur borxhin nga Bankers. Zyra e quajtur Private Enforcement Group tentoi të gjejë para të Bankers në bankat shqiptare, por pa sukses.

Kompania kinezee cila prej vitesh shfrytëzon naftën në vendin tonë ka konkluduar pa llogari aktive në Shqipëri, në mënyrë që të mos ekzekutojnë dot borxhet e shumta që ka akumuluar ndaj kreditorëve privat, si dhe detyrimet ndaj shtetit.

Në bashkëpunim me bankën Raiffeisen mësohet se kompania kishte ngritur bnjë skene kriminale përmes një overdrafti, që sipas ligjit nuk mund të ekzekutohej nga kreditorët.

Për rredhojë të kësja situate, përmbaruesit gjetën një metodë tjetër për të marrë paratë e klientit të tyre; duke bllokuar skrapin në fushën e Patos Marinzës. Por në pah doli një problem. Skrapi nuk ishte i Bankers, por i shtetit.

Vjedhje e pasurisë publike me forcë

Pasi përmbaruesit bllokuan skrapin e shtetit për ta shiturnë mënyrë që të merrnin paratë, që Bankers duhet t’i paguante ish drejtorit të saj, një person mësohet të ketë vënë në lëvizje institucionet. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nisi një shkresë zyrtare në drejtim të Bankers Petroleum dhe zyrës së përmbarimit, përmes së cilës u paralajmërua se skrapi ishte pronë e shtetit dhe të drejtat e pronësisë së shtetit shqiptar nuk mund të cënoheshin për të shlyer borxhet e kompanisë

“Në nenin 11.1.1 të Marrëveshjes Hidrokarbure parashikohet se asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat janë krijuar në këtë liçencë marrëveshje dhe marrëveshje hidrokarbure, bëhen pronë e AKBN pas përfundimit të marrëveshjes hidrokarbure, mbylljes së saj, ose në momentin e mbulimit të tyre si kosto hidrokarbure,” shkruhet në shkresën që AKBN i nisi Bankersit dhe zyrës së përmbarimit.

Në fund të shkresës AKBN e paralajmëron përmbaruesin që të mos ekzekutojë detyrimet e Bankers ndaj klientit të tij duke shitur skrapin, i cili është pasuri e shtetit.

“Pjesa e aseteve që i është dhënë në përdorim kompanisë Bankers Petroleum është pronë e shtetit shqiptar dhe si e tillë nuk mund t’i nënshtrohet procedurave përmbarimore me qëllim shlyerjen e detyrimeve, që kjo kompani u ka kreditorëve të saj” thuhet në shkresën e AKBN.

Shkresa e nisur nga AKBN drejt kompanisë kineze dhe përmbaruesit, mban datën 7 prill të vitit të kaluar. Por përmbaruesit nuk reaguan edhe pse u informuar zyrtarisht se po shitej pasurinë e shtetit për të mbledhur borxhet e një kompanie private.

Dy javë pasi u paralajmëruar nga AKB, përmbaruesi zhvilloi ankandin për shitjen e skrapit.

Vjedhje me bekimin e drejtuesve të Bankers

Ndonëse u paralajmërua zyrtarisht nga AKBN të mos e shiste skrapin, përmbaruesi i kontraktuar nga Leonidha Çobo e shpalli ankandin. Në përfundim të tij, skrapi iu shit kompanisë Shkëlqimi 07, kompanisë në pronësi të ish kryetarit të bashkisë së Ballshit, Shkëlqim Kapllanaj, me një çmim sa gjysma e çmimit të këtij produkti në treg.

Vlera totale e skrapit që mori kjo kompani ishte 1.2 milionë euro. Por ajo i pagoi përmbaruesit vetëm 600 mijë euro, aq sa borxhi që Bankers duhet t’i paguante Leonidha Çobos.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gazeta italiane: Pse nuk reagon qeveria e Melonit për “Revolucionin e flamingove”?

Dështon atentati në Elbasan/ Tentoi të vriste Mir Bitocin por i ngec arma, arrestohet

Greqi/ Pse sulmet ndaj turistëve izraelitë, detyrojnë Athinën të reagojë?

Media britanike: Pse flamingot po thërrasin “Rama n’burg, Berisha n’burg”

Arsyet “logjistike dhe operacionale” çuan mbetjet e rrezikshme në Shënavlash

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shoqata e Prokurorëve “mban anën” e gjyqtarëve për rritjen e pagave
Artikulli tjetër U korruptuan nga qytetarët dhe konsumuan drogë, pezullohen nga detyra 5 punonjës policie

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 15 Gusht, 2026
Skema e turqve për zhvatjen e kromit/ Albchrome humbi 15 milionë euro në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Gusht, 2026
Leku i fortë, xhepi i hollë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Gusht, 2026
Evropa në alarm të kuq nga zjarret, evakuohen turistët në Kroaci dhe Greqi
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 15 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.