Ditën e djeshme janë pezulluar nga detyra e tyre 5 punonjës policie të cilët dyshohet se kanë pranuar të marrin ryshfet gjatë kontrollit të një mjeti.
Bëhet fjalë për dy punonjës të Qarkullimit Rrugor në Fier, më konkretisht inspektorët Sh. Ç. dhe I. L, të cilët akuzohen për shkelje disiplinore dhe dyshime për veprime korruptive, pasi nuk kanë zbatuar procedurat standarde gjatë shërbimit.
Momenti i korruptimit të dy punonjësve të policisë, u bë viral në rrjete sociale ku ata shfaqen duke marrë para nga shoferi i një makine që kishin ndaluar për kontroll.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionalke raporton se nga puna janë pezulluar dhe tre punonjës të tjerë të policisë, inspektorin Besart Kovaçi në Lezhë i ndaluar me urdhër të prokurorit për shpërdorim detyre, pasi mbrëmjen e 1 shkurtit hapi zjarr në drejtim të atentatorëve në Rrilë.
Nga detyra janë pushuar dhe një oficer në Mat i dyshuar për përdorim të lëndëve narkotike si dhe një oficer në Krujë i arrestuar nga AMP për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Marrë nga Newsbomb.al