Kryeministri Edi Rama pas një fjalimi të gjatë në Kongresin e Partisë Socialiste, ka bërë edhe disa ndryshime në qeveri.
Rama ka vendosur të largojë disa ministra dhe të risjellë disa emra të rinj. Kreu i qeveris ka propozuar tre emra për tre ministritë e rëndësishme siç është Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes dhe e Financave.
Konkretisht Rama propozoi në ministrinë e Brendshme, Ervin Hoxhën, në Ministrinë e Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe në Ministrinë e Financave propozoi Petrit Malaj.
Kush janë emrat e ri të propozuar për Ministritë?
Ervin Hoxha në Ministrinë e Brendshme
Ervin Hoxha, më herët ka mbajtur postin si drejtor i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Arsimin pasuniversitar e përfundoi me sukeses në Shkollën e Lartë të Policisë Gjermane (Deutsche Hochschule der Polizei), duke fituar titullin M.A në Administrim Publik dhe Menaxhim Policor.
Ka ndjekur trajnime të certifikuara në nivelin e lartë të drejtimit dhe menaxhimit në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit në SH.B.A., Austri, Gjermani etj. Për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.
Ka kryer me sukses detyra të larta në nivelin drejtues si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar. Në datë 26.01.2022 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës me VKM nr. 57. Ervin Hoxha zotëron në nivel të avancuar gjuhën turke, gjermane dhe atë angleze.
Ministria e Mbrojtjes Pirro Vëngu
Pirro Vëngu i propozuar në Ministrinë e Mbrojtjes ka mbajtur detyrën si drejtor i ri i Autoritetit Portual Durrës, ndërsa më herët ka mbajtur postin e drejtorit Antikorrupsionit në Kryeministri.
Vengu po ashtu shefi i kabinetit të ish-ministrit për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati në qeverinë “Rama 1”. Në vitin 2017 ai u emërua drejtor i antikorrupsionit në Kryeministri.
Ministër për Financat, Petrit Malaj
Malaj i cili është propozuar në Ministrinë e Financave, aktualisht mban postin e drejtorit te Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN).
Petrit Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin ëisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetoën, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.