Banorët e Rrjolit në Velipojë kanë protestuar edhe sot në lidhje me projektin për ndërtimin e një resorti luksoz në zonë. Me pankarta në duar, banorër janë vendosur përpara Prokurorisë së Posaçme ku kundërshtojnë projektin dhe kërkojnë drejtësi.
Konkretisht, 60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, ndërsa ditën e djeshme ata kanë deklaruar se leja e ndërtimit është firmosur nga zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Ndërkohë, përfaqësuesit ligjorë të banorëve shprehen se prej një viti kanë depozituar një kallëzim në SPAK, por çështja është transferuar në prokurorinë e Shkodrës dhe hetimet kanë ngecur pa asnjë informacion konkret.
Një nga përfaqësuesit e protestuesve hodhi akuza të rënda, duke deklaruar se pas këtij projekti fshihen interesa të fuqishme dhe personazhe të fortë të botës së krimit. Ai theksoi se statusi strategjik dhe ndërtimi i një autostrade aty pranë janë të lidhura drejtpërdrejt me lehtësimin e këtij projekti.
Marrë nga Dosja.al