KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria gati draftin e amnistisë penale: Lirim i menjëhershëm për 380 persona
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria gati draftin e amnistisë penale: Lirim i menjëhershëm për 380 persona
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Qeveria gati draftin e amnistisë penale: Lirim i menjëhershëm për 380 persona

Përditësimi i fundit: 5 Shkurt, 2026 11:33 am
263 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka përgatitur një draft për amnisti penale, i cili pritet të kalojë fillimisht në Këshillin e Ministrave dhe më pas në Kuvend. Dokumenti, i siguruar nga Report Tv, parashikon përfitime për mbi 10 mijë persona, mes tyre rreth 380 të burgosur që do të lirohen menjëherë dhe afro 1 mijë të tjerë që do të përfitojnë ulje dënimi.

Sipas draftit, lirim të menjëhershëm do të përfitojnë burrat që janë dënuar deri në 3 vite burg ose u ka mbetur për të vuajtur deri në 3 vite, si dhe gratë e dënuara deri në 4 vite ose me 4 vite të mbetura burg. Po ashtu, amnistia përfshin gratë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që në momentin e kryerjes së veprës penale kanë qenë 18 vjeç ose më të vegjël, me përjashtim të veprave të rënda penale.

Drafti parashikon gjithashtu ulje dënimi me 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë dhe të miturit, ndërsa rreth 9 mijë persona të tjerë përfitojnë pushim të ndjekjes penale për vepra të kryera deri më 31 dhjetor 2025, të dënueshme deri në 3 vite burg.

Nga amnistia përjashtohen 19 kategori veprash të rënda penale, përfshirë krimet kundër jetës, krimet seksuale, korrupsionin, terrorizmin, bandat e armatosura, si dhe të gjitha veprat që gjykohen nga GJKKO.

LIROHEN MENJËHERË NGA BURGU (me përjashtimet e ligjit)

Burrat e dënuar deri në 3 vite ose më pak

Gratë e dënuara deri në 4 vite ose më pak

Burrat që u ka mbetur deri në 3 vite burg

Gratë që u ka mbetur deri në 4 vite burg

Burrat që janë 60-vjeç ose më shumë

Gratë që janë 50-vjeç ose më shumë

Të gjithë ata që ishin 18-vjeç kur kryen krimin

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në QSUT
Artikulli tjetër SPAK i dha leje gazetarit që të marrë Ilir Metën në intervistë brenda qelisë, Drejtoria e Burgjeve e refuzon

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.