KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Auditimi zbulon tejkalime disa milionëshe në kontratat PPP të shëndetësisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Auditimi zbulon tejkalime disa milionëshe në kontratat PPP të shëndetësisë
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionSociale

Auditimi zbulon tejkalime disa milionëshe në kontratat PPP të shëndetësisë

Përditësimi i fundit: 6 Shkurt, 2026 12:39 pm
470 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Auditimi i fundit mbi kontratat PPP në sektorin e shëndetësisë nxjerr në pah rritje të vazhdueshme të angazhimeve buxhetore dhe tejkalime të parashikimeve fillestare, duke ushtruar presion të shtuar mbi financat publike.

Sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga FSDKSH, analiza e kontratave tregon mospërputhje mes vlerave të parashikuara në dokumentet standarde, financimit real vjetor dhe mbështetjes buxhetore të planifikuar në PBA 2023–2025.

Për kontratën PPP “Për ofrimin e shërbimeve të integruara të furnizimit me set të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale sterile, furnizimin me material mjekësor steril një përdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe disinfektimin e sallave kirurgjikale”, vlera e parashikuar në dokumentet standarde, konkretisht në Aneksin 1, Kapitulli IV.1.1, është rreth 9.6 miliardë lekë pa TVSH.

Referuar ecurisë së zbatimit të kontratës dhe planifikimit të mbështetjes buxhetore, sipas PBA 2023–2025 rezulton tejkalim i parashikimeve për mbështetjen buxhetore.

Konkretisht, për vitin 2022 janë parashikuar 1.7 miliardë lekë nga buxheti vjetor dhe për vitin 2023 1.75 miliardë lekë, ndërsa për vitet 2024 dhe 2025 janë planifikuar përkatësisht 1.77 miliardë lekë dhe 1.79 miliardë lekë, çka tregon një tendencë të qartë rritjeje të financimit për këtë kontratë.

Një tjetër kontratë problematike sipas auditimit është PPP “Shërbimi i hemodializës”, për të cilën vlera e parashikuar si mbështetje buxhetore për një periudhë 10-vjeçare arrin në 7.2 miliardë lekë në total.

Shpenzimet faktike për financim kanë ardhur në rritje nga viti në vit. Në vitin 2021, faturat e pranuara kanë qenë në shumën rreth 750 milionë lekë, në vitin 2022 ato janë rritur në 807 milionë lekë, ndërsa për vitin 2023 shuma ka arritur në rreth 852 milionë lekë. Këto shifra janë mbi mbështetjen e parashikuar fillimisht në kontratë, e cila për vitin 2021 ishte 734 milionë lekë, për vitin 2022 786 milionë lekë dhe për vitin 2023 835 milionë lekë. Sipas auditimit, mënyra e likuidimit të kësaj kontrate ka pasur efekte negative, pasi ka sjellë angazhimin e fondeve shtesë për mbështetje buxhetore.

Rritje e ndjeshme evidentohet edhe te PPP “Shërbimi laboratorik”. Nga auditimi rezulton se plani dhe fakti i shpenzimeve për vitin 2023, krahasuar me vitin 2022, shënojnë rritje në shumën rreth 136 milionë lekë ose 111 milionë lekë më shumë.

Kjo rritje nuk lidhet me ndryshime të çmimeve referuese, por me kryerjen e ekzaminimeve me tarifa më të larta në krahasim me ato me tarifa të ulëta, duke reflektuar drejtpërdrejt në rritjen e shpenzimeve buxhetore. Koncesioni i laboratorëve për vitin 2023 është financuar me 6.9% fonde shtesë krahasuar me vitin 2022.

Referuar të dhënave për shpenzimet e kryera në vitet 2020–2023, shumat respektive janë rritur nga 1.1 miliardë lekë në 1.7 miliardë lekë, duke treguar se koncesioni i laboratorëve vijon të kërkojë rritje të financimeve në mënyrë të vazhdueshme, edhe në kushtet e kufizimeve në ofrimin e shërbimeve për të gjithë pacientët apo vetëm për analiza urgjente.

Auditimi konstaton gjithashtu se është kryer rishikimi i përmbajtjes së paketës vetëm për shërbimet e dializës dhe vendosjes së fistulës së thjeshtë dhe të graftit, nga komisioni teknik duke përcaktuar vizitat, ekzaminimet, trajtimet mjekësore dhe rillogaritjen e çmimeve përkatëse.

Ndërkohë, për paketat e tjera, kostifikimi vijon të përcaktohet nga VKM nr. 308, datë 21.5.2014, e ndryshuar me VKM nr. 102, datë 5.2.2020, dhe që prej vitit 2020 nuk është kryer rishikim i përmbajtjes dhe i çmimeve të tyre.

Në rekomandimet e auditimit theksohet se FSDKSH, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duhet të marrë masa për ngritjen e grupeve të punës me qëllim rishikimin e përmbajtjes së të gjitha paketave, përfshirë vizitat, ekzaminimet dhe trajtimet mjekësore, si dhe rillogaritjen e çmimeve përkatëse, në kushtet e ndryshimeve të vazhdueshme nga viti 2020 deri në 2024.

Po ashtu, kërkohet monitorim më i fortë i kontratave PPP për të ndjekur dhe disiplinuar shpenzimet, duke përdorur efektivitetin e fondeve, të cilat po rezultojnë me tendencë rritjeje nga viti në vit, jo vetëm si pasojë e rritjes së rasteve, por edhe nga rritja e kostos së shërbimit për pacient.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qytetarët pritet të paguajnë 30 milion euro në vit, për sigurimin nga tërmetet
Artikulli tjetër Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura shiu për 4 ditë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut
Aktuale Analize Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
Ekzekutohen babë e bir në Dukagjin/ Autorët pritë në fshatin Xhan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
Irani vë 10 milion dollarë për kokën e djalit të presidentit amerikan
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Sociale 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.