Në seancën e kaluar plenare, e cila supozohej të ishte e fundit për këtë sesion parlamentar, u ndryshua një pikë në Kodin e Punës, ku thuhej se pushimet vjetore për punëdhënësit, nga katër javë kalendarike, bëhen 22 ditë kalendarike. Kështu, punonjësit përfitojnë 6 ditë më pak pushime në vit.
Lidhur me këtë Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, përmes një reagimi, u shpreh se projektligji është antikushtetues, përkeqëson ndjeshëm pozitën e punëmarrësit dhe humb një të drejtë të fituar për dekada nga punëmarrësit si dhe paralajmëroi grevë kombëtare, nëse parlamenti nuk tërhiqet.
Reagimi i Konfederatës e Sindikatave të Shqipërisë:
Parlamenti i Shqipërisë ‘shkurton kohen e pushimeve vjetore të punëmarrësve shqiptarë me 6 ditë’.
Në turrën e projektligjeve të miratuara vetëtimthi ditën e fundit të këtij sezoni, Parlamenti Shqiptar, me propozim të disa deputetëve anonim dhe vegla të oligarkisë ekonomike dhe financiare është miratuar ndryshimi i Kodit të Punës pa asnjë konsultim paraprak me aktorët social dhe grupet e interesit, pa kaluar në asnjë strukture konsultuese si Këshilli Kombëtar i Punës apo Ministria përgjegjëse për marrëdhëniet e punës.
Sipas këtij propozimi, i cili ka të bëjë me kohën e pushimeve vjetore të pagueshme, është hequr nga Kodi i Punës, Neni 92 pike 2 togfjalëshi “4 javë kalendarike” dhe është ndryshuar me togfjalëshinhe zëvendësuar fjala “dite kalendarike” me “dite pune” “22 ditë kalendarike”.
Urojmë të jetë lajthitje apo lapsus ku është ngatërruar dKSSH kërkon nga Qeveria dhe Parlamenti shpjegime dhe transparencën e duhur: “Nëse ndryshimi do të ishte me togfjalëshin “22 dite pune”, atëherë nuk do të përfshiheshin dita e shtunë dhe e diel, qe do të bënte të mundur llogaritjen e pushimeve vjetore në 28 ditë gjithsej.
Në qoftë se ndryshimi do ishte në formën “22 ditë pune”, do ishte në përputhje me Konventën C52 të 22 shtatorit 1939, Konventën C132 të 30 qershorit 1973 dhe Rekomandimin Ne.47 të ILO-s, të cilat garantojnë standardet minimale për pushimet vjetore te pagueshme. Si dhe Konventën C144 “Për Konsultimet Tripalëshe për të nxitur Zbatimin e Standardeve Ndërkombëtare të Punës, të vitit 1976 hyrë në fuqi 16 maj 1978.
Në të kundërt, ky ndryshim ligjor në formën e prezantuar publikisht do ulë në 6 ditë kohën e pushimeve vjetore të pagueshme është antikushtetues, përkeqëson ndjeshëm pozitën e punëmarrësit dhe humb një të drejtë të fituar për dekada nga punëmarrësit, përfshirë edhe kohën para viteve 1990.
KSSH është gati të ballafaqohet nëse Parlamenti nuk tërhiqet duke bërë thirrje për Greve Kombëtare, si dhe do të kontaktojë me strukturat përgjegjëse të BE dhe të ILO për të ushtruar autoritetin e tyre në lidhje me plotësimin korrekt të standardeve minimale të gjithëpranuara… në kuadër të proceseve integruese të vendit tonë për në BE.
Ndërkohë në një sqarim për Top Channel, Kuvendi bën të ditur se përmes këtyre ndryshimeve, leja vjetore e punonjësve nuk do të jetë më 4 javë kalendarike, por 22 ditë pune.
“Ishte 4 jave kalendarike u bë 22 ditë pune. E bëmë me ditë për ti dhënë kuptim qëllimit që nëse punëmarrësi kërkon dy ditë a tre ditë nga leja të ketë sens llogaritja kur leja është me ditë jo me javë. 4 javë kalendarike janë 28 ditë. 22 ditë punë janë pa llogaritur të shtunë, të diel ose nga e hëna në të premte. 22 plus 4 fundjava, të diela dhe të shtuna, domethënë 8 ditë, janë 30 dite. Me ndryshimet në Kodin e Punës, punonjësve u kemi shtuar 2 ditë”, sqaron Kuvendi.