KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Amerikanët të shqetësuar për përplasjen qeveri-SPAK
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Amerikanët të shqetësuar për përplasjen qeveri-SPAK
AktualeAnalizeFokusKomentKryesorePolitike

Amerikanët të shqetësuar për përplasjen qeveri-SPAK

Përditësimi i fundit: 12 Shkurt, 2026 9:38 am
425 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Tensionet mes ekzekutivit dhe drejtësisë, që shpërthyen nga rastet e fundit në qeveri kanë kaluar kufijtë e politikës së brendshme. Dy partnerët kryesorë ndërkombëtarë që kanë qënë mbështetësit kryesor të reformës në drejtësi, tanimë janë të shqetësuar mbi pavarësinë e institucioneve të reja.

Pas reagimit të Komisionit Evropian, që paralajmëroi se presioni politik mbi gjyqësorin rrezikon besueshmërinë e reformës në drejtësi dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, edhe Shtetet e Bashkuara kanë dhënë sinjalin e tyre.

Washington-i e sheh pavarësinë e drejtësisë si kusht për partneritetin strategjik mes dy vendeve.

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Nuk kemi koment për çështjet ligjore që janë në proces.”- u shpreh për Faktoje.al, Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Reforma në drejtësi është “investim” i partnerëve ndërkombetarë, si SHBA dhe BE, të cilët janë angazhuar që në fazat e para me mbeshtetje teknike dhe financiare, për të ndërtuar një sistem drejtësie që eleminon pandëshkueshmërinë dhe garanton trajtimin e te gjithëve si të barabartë para ligjit.

Besueshmëria digjitale, një tjetër alarm

Por shqetësimet amerikane nuk ndalen te përplasja qeveri–SPAK. Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) doli me një shqetësim paralel. Digjitalizimi i shtetit, një tjetër pikë kritike e besueshmërisë institucionale.

Anëtarët e Dhomës Amerikane paralajmërojnë rreziqe serioze në funksionimin e platformës e-Albania dhe sistemit të AKSHI-t.
“…disa shërbime të platformës e-Albania aktualisht funksionojnë në mënyrë të paqëndrueshme dhe nuk përmbushin nevojat operacionale të bizneseve dhe qytetarëve”, shkruhet në deklaratë.

Për AmCham, ky nuk është thjesht problem teknik. Por një kërcënim i drejtpërdrejtë për besueshmërinë e shtetit digjital dhe klimën e investimeve.

Bizneset amerikane theksojnë se mungesa e auditimit të pavarur, sigurisë kibernetike dhe përditësimit sipas standardeve ndërkombëtare përbën një kërcënim për stabilitetin ekonomik dhe sigurinë kombëtare. Ata gjithashtu kanë raportuar ndërprerje të shërbimeve, vonesa dhe performancë të paqëndrueshme, që pengojnë aktivitetin e tyre të përditshëm.

“Ky shqetësim është veçanërisht i rëndësishëm për AmCham, pasi Dhoma përfaqëson një numër të konsiderueshëm kompanish anëtare që operojnë në ekosistemin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe sektorë të lidhur me të”, theksohet në deklaratë.
AmCham e lidh drejtpërdrejt besueshmërinë e sistemeve digjitale me sigurinë kombëtare dhe klimën e biznesit.

Për këtë arsye, Dhoma Amerikane i bën thirrje Qeverisë të ndërmarrë masa korrigjuese të menjëhershme për të garantuar funksionimin e pandërprerë, të qëndrueshëm dhe të besueshëm të të gjitha shërbimeve të e-Albania-s, me fokus të veçantë te shërbimet kritike për aktivitetin e biznesit dhe prokurimet.

Përfundim

Shqipëria nuk mund të ecë drejt integrimit evropian dhe të ruajë partneritetin me SHBA-në pa garantuar besueshmërinë e institucioneve të saj. Pavarësia e gjyqësorit dhe siguria e sistemeve digjitale nuk janë thjesht çështje teknike apo ligjore ato janë themelet mbi të cilat ndërtohet shteti i së drejtës, stabiliteti ekonomik dhe besimi i qytetarëve. Nëse këto themele lëkunden, Shqipëria rrezikon rrugën drejt BE-së dhe partneritetin me SHBA-në.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Skenari i fryrjes fiktive të tenderave nga AKSHI
Artikulli tjetër Shqipëria po plaket, ulet ndjeshëm numri i lindjeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.