KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zvicra do votojë për kufizimin e popullsisë në 10 milionë banorë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zvicra do votojë për kufizimin e popullsisë në 10 milionë banorë
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Zvicra do votojë për kufizimin e popullsisë në 10 milionë banorë

Përditësimi i fundit: 12 Shkurt, 2026 12:21 pm
381 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Zvicra do të mbajë një votim mbi një propozim për të kufizuar popullsinë e vendit në 10 milionë banorë, një masë që mund të kërcënojë marrëveshjet kyçe me BE-në dhe të kufizojë aksesin e kompanive te punëtorët e huaj të kualifikuar.

Nisma, e cila mblodhi 100,000 nënshkrime për të detyruar votimin kombëtar sipas sistemit të demokracisë direkte, mbështetet nga Partia Popullore Zvicerane (SVP) dhe do të votohet në mes të qershorit, njoftoi qeveria. Ajo parashikon që popullsia e përhershme rezidente të mos kalojë 10 milionë deri në vitin 2050, dhe të aktivizohen masa nëse tejkalohet pragun 9.5 milionë, duke përfshirë kufizime në azil dhe bashkimin familjar.

Popullsia aktuale e Zvicrës është 9.1 milionë dhe vendi ka një nga nivelet më të larta të imigracionit në Evropë, me 27% banorë të huaj. Rritja e popullsisë me rreth 25% që nga viti 2000 ka nxitur shqetësime mbi infrastrukturën, strehimin dhe shërbimet publike.

SVP argumenton se rritja e shpejtë e popullsisë po mbingarkon infrastrukturën, po dëmton mjedisin dhe po rrit çmimet e qirave. Një sondazh i fundit tregoi se 48% e të anketuarve mbështesin masën, ndërsa një sondazh tjetër tregon se 60% dëshirojnë kufizim të imigracionit.

Sipas propozimit, nëse popullsia kalon 10 milionë, qeveria duhet të përdorë çdo mjet politik për ta ulur atë, duke përfshirë rinegocimin ose anulimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që lehtësojnë lëvizjen e njerëzve mes Zvicrës dhe BE-së. Megjithatë, dokumenti nuk përcakton një kuotë të detajuar ose sistem menaxhimi për migracionin; kufiri do të përkthehej praktikisht në ndalesë pothuajse totale të imigracionit shtesë.

Ekspertët paralajmërojnë se një votë ‘po’ mund të ketë pasoja të rënda për kompanitë zvicerane me fokus global, si Nestlé, Novartis dhe Roche, të cilat mbështeten te punëtorët e huaj. Grupi i lobit Economiesuisse e përshkroi nismën si një “nismë kaosi”, duke paralajmëruar humbje të inovacionit, ngadalësim të rritjes ekonomike dhe rrezik për marrëveshjet me BE-në, përfshirë aksesin në tregun e vetëm dhe sistemet e Shengenit dhe Dublinit.

Profesor Christian Joppke nga Universiteti i Bernës tha se shqetësimet mbi infrastruktura, strehimin dhe shërbimet publike janë reale, por miratimi i propozimit do të ishte shkatërrues për vendin.

 

Marrë nga Financial Times

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Detyrimet e papaguara vendore deri në 2014 do të falen
Artikulli tjetër Partitë e djathta në Evropë kërkojnë polici si ICE-ja në SHBA

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut
Aktuale Analize Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
Ekzekutohen babë e bir në Dukagjin/ Autorët pritë në fshatin Xhan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
Irani vë 10 milion dollarë për kokën e djalit të presidentit amerikan
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Sociale 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.