KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump ngre tarifën doganore, nga 10%, në 15% për çdo vend
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump ngre tarifën doganore, nga 10%, në 15% për çdo vend
AktualeBotaEkonomiPolitike

Trump ngre tarifën doganore, nga 10%, në 15% për çdo vend

Përditësimi i fundit: 23 Shkurt, 2026 9:04 am
267 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gjykatësit më të lartë të SHBA-së dhanë vendimin e tyre: shumica e tarifave doganore të vendosura në mënyrë të njëanshme nga Presidenti Donald Trump janë të pavlefshme dhe të papranueshme, vendosi të premten (20.02) Gjykata Supreme në Uashington. Një vendim historik dhe një humbje e rëndë për Trumpin, reagimi i të cilit nuk vonoi.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme Trumpi shpalli menjëherë një tarifë të re globale për pothuajse të gjitha importet, duke u mbështetur në një bazë tjetër ligjore. Ai gjithashtu i sulmoi verbalisht gjyqtarët: “Më vjen turp për disa anëtarë të gjykatës, vërtet më vjen turp, sepse nuk kanë guximin të bëjnë atë që është e drejtë për vendin tonë,” tha Trumpi në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Ata janë shumë jopatriotikë dhe jo besnikë ndaj Kushtetutës sonë”, vazhdoi Trump. Ai gjithashtu i përqeshi mbrojtësit e Kushtetutës duke i quajtur “budallenj dhe qenushë shtëpie”.

Edhe gjyqtarët konservatorë kundër tarifave

Ironia është se edhe gjyqtarë konservatorë, të emëruar personalisht nga republikani Trump, votuan pro ndalimit të tarifave doganore. Arsyeja është se nga fillimi i mandatit të tij të dytë, Trumpi i kishte vendosur tarifat ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë gjithmonë duke anashkaluar Kongresin, pra pa u dhënë mundësi deputetëve dhe senatorëve të merrnin pjesë në vendimmarrje. Për të nxjerrë dekretet për tarifat doganore ai ishte mbështetur në një ligj për gjendjen e jashtëzakonshme të vitit 1977.

Tani është e qartë: Trump i ka tejkaluar kompetencat e tij. Sipas Gjykatës Supreme ligji për gjendjen e jashtëzakonshme nuk i jep atij autoritetin për të vendosur tarifa në mënyrë të njëanshme. Me këtë vendim Trumpi humbet një bazë ligjore që e kishte përdorur jo vetëm në politikën ekonomike, por edhe për të imponuar interesa të politikës së jashtme.

Dekret i ri

Pas vendimit të gjykatës Shtëpia e Bardhë njoftoi zyrtarisht se tarifat doganore të bazuara në “International Emergency Economic Powers Act (IEEPA)” nuk do të zbatohen më. Por Trumpi bëri të ditur se në vend të tyre do të vendoset një tarifë e re doganore globale prej 15 për qind, sërish pa miratimin e dy dhomave të Parlamentit. Fillimisht ai kishte njoftuar për një tarifë doganore prej dhjetë për qind.

Tarifa “për të gjitha vendet” do të hyjë në fuqi “thuajse menjëherë”, shkroi Trump në platformën e tij online Truth Social. Sipas Shtëpisë së Bardhë masa pritet të zbatohet duke nisur nga e marta për një periudhë 150-ditore. Për disa sektorë do të ketë përjashtime.

Këtë herë Trumpi po mbështetet në një ligj amerikan për tregtinë të vitit 1974, i cili në kushte të caktuara lejon, vendosjen e tarifave për importe deri në 150 ditë. Megjithatë ekspertët e kanë vënë që tani në dyshim, nëse përmbushen kushtet ligjore për një veprim të tillë. Për të vendosur tarifa për një periudhë më të gjatë, Trump në çdo rast ka nevojë për miratimin e Kongresit amerikan.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Starlink/ Një kompani hapësinore që ndikon në gjeopolitikë
Artikulli tjetër “Makth” i bardhë në Nju Jork dhe paralajmërime për stuhi dëbore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.