KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arbitrat sërish nën shënjestër në Serie A, shpërthejnë polemikat për golin e Parmës kundër Milanit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Arbitrat sërish nën shënjestër në Serie A, shpërthejnë polemikat për golin e Parmës kundër Milanit
AktualeAnalizeFokusSporti

Arbitrat sërish nën shënjestër në Serie A, shpërthejnë polemikat për golin e Parmës kundër Milanit

Përditësimi i fundit: 23 Shkurt, 2026 9:18 am
394 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Vetëm një javë pas diskutimeve të forta për arbitrimin në Inter–Juventus, “San Siro” rikthehet në qendër të polemikave. Këtë herë në fokus është goli që vendosi sfidën mes Milanit dhe Parmës, i realizuar nga Mariano Troilo në minutat e fundit.

Me rreth 10 minuta nga fundi, Parma fitoi një goditje këndi. Emanuele Valeri ekzekutoi drejt shtyllës së dytë, aty ku Troilo devijoi me kokë duke dërguar topin në rrjetë pas shpinës së Mike Maignan.

Fillimisht, arbitri Marco Piccinini e anuloi golin për një bllokim të pretenduar nga Valenti ndaj portierit të Milanit. Sipas gjyqtarit, kishte faull ndaj Maignan dhe, në bazë të protokollit, situata nuk dukej si një “gabim i qartë dhe i dukshëm” që do të kërkonte ndërhyrje.

Megjithatë, pas sinjalizimit nga VAR, Piccinini u thirr në monitor për të rishikuar aksionin. Pamjet tregojnë se Valenti u pozicionua pas portierit francez, duke i zënë trajektoren, por pa një përplasje të drejtpërdrejtë. Ishte Maignan ai që, në përpjekje për të ndjekur topin, u përplas me mbrojtësin e Parmës.

Pas rishikimit, arbitri vendosi të ndryshojë vendimin dhe të akordojë golin, duke vlerësuar se nuk kishte faull të qartë nga Valenti.

Debati nuk mbaron këtu. Në momentin e goditjes me kokë, Troilo duket se vendos duart mbi shpinën e Davide Bartesaghi, duke krijuar një tjetër situatë të dyshimtë. Pamjet sugjerojnë një mbështetje të lehtë para devijimit vendimtar, por kjo pjesë e aksionit nuk u adresua qartë në shpjegimin final të arbitrit.

Piccinini, në komunikimin e tij në stadium, u fokusua vetëm te kontakti mes Valenti dhe Maignan, duke argumentuar se nuk kishte faull ndaj portierit. Për episodin mes Troilos dhe Bartesaghi-t nuk pati sqarim publik.

Vendimi ka ndezur reagime të shumta, me Milanin që ndjehet i penalizuar, ndërsa Parma mbron legjitimitetin e golit. Një tjetër mbrëmje në “San Siro” që lë pas më shumë pyetje sesa përgjigje mbi interpretimin e episodeve kyçe.

 

Marrë nga

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Meksikë/ Operacion kundër një karteli, vritet bosi famëkeq i drogës “El Mencho”
Artikulli tjetër ‘Milano Cortina 2026’ ul siparin, Norvegjia në krye, Shqipëria do ta kujtojë si pjesëmarrjen më të madhe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut
Aktuale Analize Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
Ekzekutohen babë e bir në Dukagjin/ Autorët pritë në fshatin Xhan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
Irani vë 10 milion dollarë për kokën e djalit të presidentit amerikan
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Sociale 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.