KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në fjalimin drejtuar kombit, Trump paralajmëron Iranin dhe zotohet për paqe në Ukrainë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Në fjalimin drejtuar kombit, Trump paralajmëron Iranin dhe zotohet për paqe në Ukrainë
AktualeAnalizeBotaKomentPolitike

Në fjalimin drejtuar kombit, Trump paralajmëron Iranin dhe zotohet për paqe në Ukrainë

Përditësimi i fundit: 25 Shkurt, 2026 11:00 am
236 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump, shfrytëzoi fjalimin më të gjatë drejtuar kombit në historinë e Shteteve të Bashkuara për të përsëritur kërcënimin për veprim ushtarak kundër Iranit nëse diplomacia dështon dhe për t’u zotuar se do të vazhdojë negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Duke folur për gati 1 orë e 50 minuta, Trump përdori seancën e përbashkët të Kongresit amerikan për t’i paraqitur arritjet e administratës së tij, duke i cilësuar ato si agim i një “epoke të artë”.

Fjalimi ishte një mundësi për t’u përqendruar në politikat e brendshme përpara zgjedhjeve afatmesme të nëntorit, por presidenti Trump rikonfirmoi gjithashtu prioritetet kyç në politikën e jashtme dhe sigurinë botërore.

Irani

Trump i kushtoi disa minuta Iranit, të cilin e paraqiti si kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm, duke rikujtuar po ashtu sulmet ushtarake të SHBA-së ndaj këtij shteti në qershor të vitit të kaluar.

“Pas [operacionit] Çekani i Mesnatës, ata u paralajmëruan që të mos bënin përpjekje të reja për të rindërtuar programin e tyre të armëve, veçmas të armëve bërthamore. Megjithatë, ata vazhdojnë të nisin gjithçka nga e para”, tha ai.

“Unë preferoj që ta zgjidh këtë problem përmes diplomacisë”, tha Trump. “Por, një gjë është e sigurt: Unë kurrë nuk do të lejoj sponsorin numër një në botë të terrorit, që ata janë, të ketë armë bërthamore. Nuk mund ta lejoj një gjë të tillë”.

Këto deklarata u bënë në një kohë të grumbullimit masiv ushtarak të SHBA-së në Lindjen e Mesme, si dhe përpara rundit të ri të bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit, të planifikuar për 26 shkurt. Këto bisedime janë të përqendruara kryesisht në programin bërthamor të Iranit, për të cilin Teherani këmbëngul se ka qëllime paqësore dhe civile, sikurse është prodhimi i energjisë elektrike.

“Për dekada të tëra, ka qenë politikë e Shteteve të Bashkuara që të mos lejojë kurrë Iranin të ketë armë bërthamore. Për shumë dekada”, tha presidenti Trump.

Duke iu referuar udhëheqjes klerikale të Iran që nga revolucioni i vitit 1979, ai tha: “Që kur morën kontrollin e atij kombi krenar 47 vjet më parë, regjimi dhe bashkëpunëtorët e tij vrasës nuk kanë përhapur asgjë tjetër veç terrorizmit, vdekjes dhe urrejtjes”.

Trump shtoi se gjatë trazirave të fundit brenda Iranit, autoritetet iraniane kishin “vrarë të paktën, duket ashtu, 32.000 protestues në vendin e tyre”.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë regjistruar afër 7.000 vdekje, por besohet gjerësisht se numri real i viktimave është dukshëm më i lartë.

Trump i mbylli komentet e tij për Iranin me këtë paralajmërim: “Asnjë komb nuk duhet të dyshojë ndonjëherë në vendosmërinë e Amerikës. Ne kemi ushtrinë më të fuqishme në Tokë”.

Në një reagim, që duket se është përgjigje ndaj fjalimit të Trumpit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, shkroi në rrjetet sociale se administrata amerikane po përhap gënjeshtra.

“Çfarëdo që ata pretendojnë sa i përket programit bërthamor të Iranit, raketave balistike dhe numrit të viktimave gjatë trazirave të janarit thjesht janë përsëritje e ‘gënjeshtrave të mëdha’”, shkroi ai.

Ukraina

Kësaj pjese të fjalimit të tij i paraprin komente të shkurtra për Ukrainën, ku pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka hyrë në vitin e pestë.

Trump tha se administrata e tij po “punon shumë fort” për t’i dhënë fund luftës, duke iu referuar bisedimeve disamujore që vazhduan edhe javën e kaluar me takime trepalëshe në Gjenevë të Zvicrës.

I dërguari i tij kryesor, Steve Witkoff, ishte i pranishëm. Ai tha pas rundit të fundit të bisedimeve se ishte arritur “përparim domethënës”, pa dhënë detaje, duke shtuar se “të dyja palët janë pajtuar që të vazhdojnë punën drejt një marrëveshjeje”.

Në fjalimin e tij, Trump nuk përmendi detaje, por sërish e ktheu vëmendjen te kostoja e tmerrshme njerëzore e konfliktit.

“Njëzet e pesë mijë ushtarë po vdesin çdo muaj. Mendoni për këtë: 25.000 ushtarë në muaj”, tha ai.

Shifrat e viktimave nuk janë publike dhe nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Megjithatë, një raport i fundit vlerëson se numri i të vrarëve, plagosurve dhe të zhdukurve është afër 1.2 milion në anën e Rusisë dhe 500-600 mijë në Ukrainë.

Duke përsëritur një pretendim të dëgjuar edhe në fushatë zgjedhore, Trump shtoi se lufta “nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse unë do të isha president”.

Deklarimet e tij vijnë në kohën kur udhëheqësit evropianë e shfrytëzuan përvjetorin e katërt të nisjes së luftës për të përsëritur mbështetjen e tyre për Kievin dhe në kohën kur ka pikëpyetje lidhur me strategjinë afatgjatë të Uashingtonit.

Energjia, tarifat

Politika e jashtme ishte e lidhur ngushtë me agjendën e brendshme ekonomike të presidentit Trump.

Ai vuri në pah zgjerimin e prodhimit të naftës dhe gazit nën politikën e tij, duke argumentuar se rritja e prodhimit në SHBA – së bashku me atë që e përshkroi si një “fillim të mbarë” në Venezuelë – do të ndihmojë në uljen e çmimeve botërore të energjisë.

Duke e quajtur Venezuelën “miken dhe partneren tonë të re”, Trump tha se SHBA-ja kishte siguruar 80 milionë fuçi nafte pas rrëzimit nga pushteti të liderit të kamotshëm, Nicolas Maduro.

Sa i përket tregtisë, Trump tha se tarifat që janë paguar nga shtetet e huaja në fund “do të zëvendësojnë sistemin modern të tatimit mbi të ardhurat”, duke shtuar se ato do të lehtësojnë barrën financiare për amerikanët.

Gjatë gjithë adresimit drejtuar kombit, Trump u rikthye vazhdimisht te një temë qendrore: rimëkëmbja amerikane.

Teksa fjalimi i Trumpit u prit me duartrokitje dhe ovacione nga republikanët, demokratët qëndruan të ulur. Dhjetëra prej tyre e bojkotuan krejtësisht këtë ngjarje, duke mbajtur një ngjarje të veçantë në një vend tjetër në Uashington, ku kritikuan Trumpin për një sërë çështjesh.

“Nuk jam në adresimin drejtuar kombit sonte, sepse këto nuk janë kohëra normale dhe demokratët duhet të ndalojnë së vepruari në mënyrë normale”, tha senatori demokrat Chris Murphy.

 

Marrë nga Radio Evropa e eLirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Gjysmë-anëtarësim” në BE: A është kjo e ardhmja e Ballkanit Perëndimor?
Artikulli tjetër Prezantohet trajneri i katërt i këtij sezoni për Tiranën, një rekord

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.