KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin dhe kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin dhe kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit
KryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin dhe kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit

Përditësimi i fundit: 25 Shkurt, 2026 12:57 pm
395 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Pasi e mbajti për dy muaj në sirtar, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mbylli të hënën në një seancë të vetme shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, pa një qëndrim të unifikuar mes palëve.

Partia Socialiste u shpreh kundër qëndrimit të Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit, pa e bërë të qartë se cili do të jetë qëndrimi i saj ndaj kërkesës së SPAK për Ballukun.

E akuzuar për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur, Balluku ka aktualisht në fuqi vetëm masën e ndalimit për të lëvizur jashtë vendit. Masa e pezullimit nga detyra pret arsyetimin dhe botimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Fletoren Zyrtare, ndërkohë që masa e arrestit është tashmë në pritje të votës së deputetëve në fillim të marsit.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura në Kuvend, prokurorët e SPAK argumentuan se masa e arrestit kërkohej për shkak të indicieve për prishje provash dhe intimidim të dëshmitarëve. Sipas asaj që u bë publike nga deputeti demokrat, Gazmend Bardhi, prokurorët kanë pretenduar se anëtarë të kabinetit të Ballukut dhe persona të fortë dyshohet se janë përfshirë në shantazh ose në oferta për të blerë heshtjen e dëshmitarëve.

Sjellja e mazhorancës me rastin “Balluku” ngre pikëpyetje jo vetëm mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit, kur përballet me një kërkesë të drejtësisë.

Ekspertët ligjorë sugjerojnë se Kushtetuta i jep parlamentit një rol procedural të kufizuar dhe jo të drejtën për të vlerësuar themelin e çështjes penale që po shqyrtohet. Sipas tyre, çdo debat parlamentar që zhvendos fokusin tek provat apo bazueshmëria e akuzës bie ndesh me praktikën parlamentare, frymën kushtetuese në lidhje me imunitetin e deputetëve dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Sipas Erida Skëndajt, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, neni 73 i Kushtetutës synon të mbrojë ushtrimin e mandatit parlamentar dhe jo të krijojë një pengesë ndaj ndjekjes penale.

“Kufizimi i imunitetit, në përputhje me kriteret kushtetuese dhe ato të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale është domosdoshmëri që autoritetet e drejtësisë të veprojnë pa pengesa dhe vonesa për një hetim të plotë, të pavarur dhe efikas, ndaj zyrtarëve të nivelit te lartë për të cilët ka dyshime serioze dhe të bazuara ne prova, për korrupsion e shpërdorim detyre,” tha Skëndaj.

Sipas saj, mbetet për t’u parë raporti që Këshilli do t’i propozojë seancës plenare, por me qëndrimet e deritanishme të mazhorancës parlamentare në favor të paprekshmërisë të Ballukut, ajo thekson se përbën pengesë për sistemin gjyqësor dhe dobëson cilësinë e hetimit penal.

Ndërkohë, Skëndaj shton se “vonesat e krijuara nga Kuvendi, qëndrimet e mbajtura nga Kryeministri dhe mosmarrëveshja e inicuar për pezullimin nga funksioni në Gjykatën Kushtetuese” përbëjnë qëndrime kontradiktore në raport me precedentët e mëparshëm parlamentarë për funksionarë të nivelit të lartë.

Sipas Skëndaj, Kuvendi nuk po jep një vendim për masë arresti, por një vendim për t’i hapur rrugën veprimeve të mëtejshme të drejtësisë.

“Ndaj dhe Komisioni i Venecias ka vendosur standarde rekomanduese që çështje të tilla të mos shqyrtohen në themel dhe organi që kufizon imunitetit nuk duhet të shprehet nëse pretendimet e ngritura justifikojnë ose jo ndekjen penale,” thekson ajo.

Edhe për Gentjan Serjanin, jurist dhe drejtues i organizatës “Për drejtësi sociale”, parashikimet kushtetuese sugjerojnë qartë se “pushteti ligjvënës nuk duhet të shndërrohet në pengesë për ushtrimin e funksioneve të pushtetit gjyqësor, aq më tepër kur bëhet fjalë për hetimin e veprave penale”.

“Neni 73 i Kushtetutës synon të garantojë mbrojtjen funksionale të mandatit të deputetit dhe jo të krijojë një mburojë penguese ndaj ndjekjes penale. Në këtë kuptim, çdo interpretim apo praktikë parlamentare që e zgjat artificialisht procedurën ose e përdor imunitetin si instrument bllokues bie ndesh me frymën e Kushtetutës dhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve,” tha Serjani.

Në këtë aspekt, Serjani thekson se Kuvendi nuk ka kompetentë të shqyrtojë çështjen në themel, por të ndërmarrë një akt politik dhe si i tillë, shton ai, “ai nuk mund të kthehet në pengesë për punën e drejtësisë”.

Nga ana tjetër, afatet kohore të vendosura në Rregulloren e Kuvendit për  procedurat parlamentare për shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë, synojnë sipas Serjanit, “të garantojë që Kuvendi të ushtrojë një kontroll formal, e jo një gjykim në themel të çështjes penale”, kompetencë kjo që i përket ekskluzivisht organeve të drejtësisë.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së

4,26 miliardë lekë për pastrim dhe Tirana mbetet ende e pistë!

Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi?

Jared Kushner, fytyra e re oligarkisë amerikane

A ia vlen të investosh në obligacionet e shoqërive tregtare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Banka Botërore: Qeveria shpenzon shumë, por ka probleme serioze në cilësinë e projekteve infrastrukturore
Artikulli tjetër Ndue Kola “mjeshtër” i shembjes së rrugëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Fushat e naftës në Venezuelë po ndryshojnë lojën për SHBA-të, OPEC-un dhe Hormuzin
Analize Bota Ekonomi Opinion Politike Zhvillim 29 Gusht, 2026
30 minuta alarm në qiell! Bien radarët dhe mbylljet hapësiras ajrore shqiptare
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Ndalohet hyrja e anijes “Hanuman” në portin e Durrësit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.