KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndue Kola “mjeshtër” i shembjes së rrugëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ndue Kola “mjeshtër” i shembjes së rrugëve
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Ndue Kola “mjeshtër” i shembjes së rrugëve

Përditësimi i fundit: 25 Shkurt, 2026 12:59 pm
408 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Aksi Librazhd–Elbasan është bllokuar mes akuzave për dëmtime të rënda mjedisore dhe problemeve serioze në zbatimin e projektit, ndërsa kompania ANK shpk, e drejtuar nga vëllezërit Ndue dhe Agim Kola, vihet në qendër të kritikave. E njëjta kompani ka realizuar edhe aksin Korçë–Ersekë, i cili ka pasur probleme të ngjashme dhe është shembur pjesërisht vite më parë. Për këtë projekt ka pasur kallëzim penal në SPAK…

Bllokimi i aksit Librazhd–Elbasan ka nxjerrë zbuluar qeverinë. Edi Rama tenderët e rrugëve i ka ndarë në 4-5 duar dhe vjedhjet kanë qenë galopante. Rrok Gjoka, Salillari, Bashkim Ulaj, Artan Sako, Gjikuria apo Agim Kola kanë ndarë tenderët mes tyre dhe duket se askush nuk sheh për cilësi, por vetëm kush e kush të vjedhë më shumë.Por teksa në shumë akse ka pasur mjaft problematika, rasti i Librazhdit është skandaloz.

Kompania që duhet të ndërtonte rrugën e re duket se ka kryer një masakër mjedisore dhe tani zgjidhja është shumë e vështirë.Tenderin për këtë pjesë rruge e ka fituar kompania “ANK shpk”, e cila drejtohet nga vëllezërit Ndue dhe Agim Kola. Kompania “ANK” është shpallur fituese e procedurës “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë–Thanë (Faza IV)”, me fond limit 23.6 milionë euro.

Kjo kompani ka marrë inertet në shtratin e lumit Shkumbin, duke i përdorur për rrugën, dhe kjo ka bërë që e gjithë kodra të lëvizë, duke krijuar një situatë shumë të rrezikshme. Ndue Kola ka qenë deputet i PS dhe është një nga klientët e qeverisë, i cili është shpërblyer shpesh me tenderë.Një tjetër aks që ka marrë kjo kompani është Korçë–Ersekë, aks i cili ka të njëjtat problematika si aksi Librazhd–Prrenjas.

Në të njëjtën periudhë, para 2 viteve, aksi Korçë–Ersekë u shemb.Punimet për këtë aks nisën në qershor të vitit 2013. Tenderi për lotin e parë me gjatësi 17,6 kilometra u fitua nga kompania “A.N.K” me një ofertë prej rreth 17 milionë euro. Pas disa vitesh zvarritjeje, kompania nuk i realizoi dot punimet dhe në vitin 2017 u hap një tjetër tender prej 4 milionë eurosh për punime shtesë, që u fitua po nga “A.N.K”. Kësaj radhe, vetëm për 4 kilometra rrugë të gjerë maksimumi 8,5 metra, u shpenzuan plot 20 milionë euro.

Për këtë aks ishte inxhinieri Romeo Nazarko ai që paralajmëroi shembjen, pasi shprehej se projekti ishte i gabuar. Kjo ishte arsyeja që më 30 tetor 2020, inxhinieri Romeo Nazarko dorëzoi në SPAK një kallëzim penal, ku padiste drejtorin e kohës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, ministren e Infrastrukturës dhe kompaninë “ANK”.

“Paqartësi midis asaj që shpreh projektuesi te paragrafi ‘Planimetria’, se ‘Aksi i rrugës orientohet nga perëndimi duke qenë nën ndriçimin diellor, gjë që do ndikojë pozitivisht në shkrirjen e dëborës dhe largimin e ujërave nga trupi i rrugës’, kurse te paragrafi ‘Vendndodhja e objektit’ shprehet se ‘kjo pjesë e rrugës kalon në një terren me pjerrësi të madhe, ku përshkon vargun kodrinor-malor në anën veriore të Pllajës së Kolonjës’. Projektuesi, për këtë element shumë të rëndësishëm për zonën, ku reshjet e borës janë të larta dhe sjellin vështirësi në lëvizjen e mjeteve, është i paqartë se në cilën anë ndodhet.

Kjo për faktin se projektuesi ka firmosur me sy mbyllur projektin dhe këtë e vërteton se rilevimin në terren nuk e ka bërë inxhinieri gjeodet i studios së projektimit, por e kanë bërë inxhinierët e kompanisë që do të merrte zbatimin e punimeve”, ka deklaruar në atë kohë inxhinieri.

Pra, faktet se kompania “ANK” i bën projektet me sy mbyllur janë të qarta. Mirëpo Edi Rama i dha kësaj kompanie tenderin për një prej akseve më të rëndësishme. Kushdo që ka lëvizur drejt Pogradecit apo Korçës ka parë se si kamionët kanë shfrytëzuar lumin dhe tani askush nuk mban përgjegjësi. Në fakt, situata sa vjen edhe përkeqësohet, pasi aty rrezikon të shembet e gjithë kodra. Vetë ARRSH nuk di se çfarë të bëjë, ndërsa kompanisë nuk i hyn gjemb në këmbë.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin dhe kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit
Artikulli tjetër Turizmi “elitar” i Ramës me mungesë infrastrukture

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.