KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Paralelizëm me Italinë dhe Portugalinë, ku qëndron manipulimi i Ramës për shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Paralelizëm me Italinë dhe Portugalinë, ku qëndron manipulimi i Ramës për shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Paralelizëm me Italinë dhe Portugalinë, ku qëndron manipulimi i Ramës për shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas

Përditësimi i fundit: 26 Shkurt, 2026 11:56 am
402 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Edi Rama ka bërë paralelizime të rrugëve të shembura në Shqipëri me vendet e tjera në Evropë, në vend që të pranojë përgjegjësinë izolimin e Juglindjes për shkak të shembjes së aksit Librazhd-Prrenjas. Rasti më i fundit i Ramës që ka bërë këtë paralelizëm ka qenë ditën e djeshme, duke publikuar një rrugë të shembur në Portugali.

Krah videos së publikuar, Rama ka nisur një sërë ironish dhe akuzash ndaj Opozitës si dhe mediave në vend, por për asnjë moment nuk ka pranuar përgjegjësitë që ka qeveria në lidhje me shembjen e rrugës.

“Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!” shkruan Rama në X.

Por si qëndron e vërteta?

Portugalia në fillim të muajit Shkurt është goditur nga stuhia Kristin, e cila la pas shkatërrime mijëra dollarë, përfshi, ndërtesa, rrugë apo investime. 18 persona kanë humbur jetën në Portugali për shkak të stuhive, të cilat shkaktuan gjithashtu qindra të lënduar dhe persona të zhvendosur.

Qeveria e Portugalisë miratoi të dielën një paketë kredish dhe stimujsh prej 2.5 miliardë eurosh (2.95 miliardë dollarë) për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset të rindërtohen pas stuhisë.

Qindra shtëpi, disa rrugë, shkolla, fabrika dhe linja hekurudhore janë prekur. Në bazën ajrore Monte Real pranë Leirias, stuhia dëmtoi disa avionë, përfshirë avionë luftarakë F16. Gjithsej ishin gati 170 mijë familje pa energji elektrike.

Rama të njëjtën retorike ndoqi dhe në fillim të kësaj jave, kur aksi u bllokua komplet dhe nuk kishte asnjë mënyrë kalimi. Por ndryshe nga Portugalia, Rama mori shembullin e Italisë. Duke publikuar një video nga një gropë gjigandë e hapur në një rajon të Italisë, kryeministri theksoi se nuk ka asnjë portal apo parti mediatike që e trajton këtë fatkeqësi natyrore, me histerinë që ndodh në Shqipëri.

“Në Itali po rrëshqet gjatë këtyre ditëve një masiv gjigand që rrezikon të marrë me vete një qytezë të tërë të banuar, po nuk ka ndonjë kanal a qoftë edhe portal në atë vend – parti politike jo e jo – që ta trajtojë fatkeqësinë natyrore me histerinë e këtushme, ku ky avaz është bërë një traditë e ligë,“ shkroi Rama.

Por ndryshe nga Portugalia apo Italia, ku këto ngjarje kanë ndodhur pas një stuhie masive siç është Kristin, aksi Librazhd-Prrenjas u shemb në mes të ditës me diell. Ndërkohë që bashkë më këtë aks, u fundos dhe ura e ndërtuar si dhe rrjeti i hekurudhës apo energjisë elektrike.

 

Marrë nga Dosja.al

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen

AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit

Rama bën deputetin e tij të Beratit, Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”

Si po e humbet Shqipëria biodiversitetin e saj bujqësor?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Conference League/ Drita dhe Shkëndija drejt ‘misionit të pamundur’
Artikulli tjetër Korpusi i krizave që drejton BE-në

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Dosjet Shqiptare” zbulojnë verbërinë morale të arkitektëve
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 25 Gusht, 2026
Aksident në Golem/ Humbin jetën 2 persona, pas përplasjes së motorit
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
Viti 2025 shënoi rritje të shtetasve të huaj, në Shqipëri
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
“Taranto 2026”/ Mundësit shqiptarë shkruajnë historinë në Lojërat Mesdhetare
Aktuale Kryesore Sociale Sporti Te Tjera 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.