KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Veliaj sfidon Ramën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Veliaj sfidon Ramën
KryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Veliaj sfidon Ramën

Përditësimi i fundit: 3 Nëntor, 2026 10:30 am
28 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Lutfi Dervishi

 

Erion Veliaj nuk po kërkon më vetëm shpjegime për transferimin nga një burg në tjetrin, por po kërkon llogari nga Edi Rama.

Me postimin e pasdites, konflikti mes tyre del hapur në publik dhe ky konflikt nuk ka të bëjë vetëm me fatin politik të kryebashkiakut të Tiranës.

Veliaj pretendon se ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në takimin e së premtes vonë, i ka përcjellë tri kërkesa: të pranojë përfshirjen në protestat studentore, të heqë dorë nga drejtimi i Bashkisë Tiranë dhe të ndërpresë këshillimin me avokatin e tij.

Ministri e konfirmon takimin, por mohon përmbajtjen e pretenduar të bisedës.

Çfarë është thënë në qelinë e burgut të Fierit ka rëndësi juridike dhe kërkon verifikim, por politikisht, rëndësia e postimit shkon shumë më tej.

Për herë të parë, Veliaj e sfidon Ramën publikisht me një gjuhë që nuk lë shumë hapësirë për keqkuptime. Ai nuk kërkon më mbështetjen e kryeministrit, por i kërkon të japë prova për pretendimet mbi përfshirjen e tij në protesta dhe e mbyll me dy fjalë: “Ndryshe ik!”

Veliaj e nis deklaratën duke iu drejtuar socialistëve dhe duke nënvizuar se nuk e sulmon shtëpinë e vet politike, duke u përpjekur të ndajë Partinë Socialiste nga kryetari i saj.

Veliaj nuk shpall luftë kundër PS-së, por hyn në konflikt të hapur me kryetarin e saj.

Nëse socialistët sonte fillojnë të pyesin nëse duhet të mbështesin partinë apo të mbrojnë çdo vendim të kryetarit, debati nuk mbetet më personal, ndërsa për Ramën lind problemi i radhës. Deri tani KM është përballur me menaxhimin e skandaleve në qeverisje, protestat në rrugë dhe opozitën në Parlament, tani përballet edhe me akuza publike nga një prej bashkëpunëtorëve të tij më të njohur.

Për Veliajn, kjo është një zgjedhje me pasoja. Ai mund të fitojë vëmendje dhe hapësirë për të kërkuar transparencë dhe respektimin e të drejtave të tij, por njëkohësisht duket se i ka mbyllur hesapet me Ramën. A ka ai një plan? A ka njerëz dhe a ka bërë llogaritë e pragmatizmit që të imponon pushteti?

Për Partinë Socialiste, çështja është nëse konflikti do të mbetet mes dy individëve, do të kalojë në heshtje apo do të hapë një debat për mënyrën e ushtrimit të pushtetit brenda saj.

Për drejtësinë, pyetja është më e thjeshtë: a është ushtruar presion ndaj një të paraburgosuri dhe a është kërkuar ndryshimi i avokatit të tij?

Nga disa miq, pa lidhje me njëri-tjetrin, kam marrë sot në WhatsApp të njëjtin mesazh me dy fjalë: “Plasi në Kuçovë!”

Zhvillimet e fundit brenda PS-së të kujtojnë një të vërtetë të vjetër: atë që ta bën lufta brenda llojit, nuk ta bën as Ir(f)ani, as Rusia, as Amerika.

Kundërshtarin mund ta akuzosh se kërkon të të marrë pushtetin, por është ndryshe kur të kërkon llogari ai me të cilin ke ndarë pushtet.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kapen 10 tonë kokainë në Spanjë, cili grup kriminal shqiptar fshihet pas ngarkesës?

Një brez në revoltë: “Premtimet që u bëmë janë shkelur dhe ata e dinë këtë”

Revolta kundër korrupsionit po bëhet globale

SHBA-ja kërkon rikthimin e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës

Nga 1 janari ndryshojnë rregullat për numrat celularë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria dështon në përmbushjen e reformave/ Bllokohen 228 milion € nga Plani i Rritjes së BE-së
Artikulli tjetër KE publikon nesër raportin e progresit: Si ecën procesi i anëtarësimit?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

2 milion euro për pajisje kundër protestuesve
Analize Fokus Kryesore Politike Sociale 3 Nëntor, 2026
Hungaria hap dosjet sekrete të komunizmit: spiunë në çdo familje…
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Bilanci i protestave, 269 të mitur u shoqëruan në polici
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
3.3 miliardë lekë nga buxheti i shqiptarëve për inceneratorin fantazmë të Tiranës
Analize Finance Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.