Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka marrë vlerësim nga legjenda italiane e muzikës Adriano Celentano. Me anë të një postimi në Instagram, Celentano ka mbështetur Metën në garën e tij në festivalin e Sanremos, duke e quajtur këngën e tij fituese.
“Bravo Ermal! Kënga jote është e mrekullueshme! E ke kënduar kaq bukur sa është thuajse e pamundur të mos fitosh!”, shkruan Celentano në rrjetet e tij sociale.
“Stella stellina” e kantautorit shqiptar, është një krijim, e cila u dedikohet fëmijëve në Gaza.
Marrë nga ANSA.it