KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: CIA zbuloi vendndodhjen e Khameneit, Izraeli ekzekutoi goditjen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > CIA zbuloi vendndodhjen e Khameneit, Izraeli ekzekutoi goditjen
AnalizeBotaFokusOpinionZhvillim

CIA zbuloi vendndodhjen e Khameneit, Izraeli ekzekutoi goditjen

Përditësimi i fundit: 2 Mars, 2026 9:26 am
375 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Pak përpara se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të nisnin sulmin ndaj Iranit, mediat amerikane raportojnë për një lëvizje të CIA-s që u përqendrua në vendndodhjen e ndoshta objektivin më të rëndësishëm: Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i vendit.

NYTimes zbulon se CIA e kishte ndjekur Ajatollah Khamenein prej muajsh, duke fituar gjithnjë e më shumë siguri mbi vendndodhjet dhe modelet e lëvizjes së tij. Më pas, agjencia mësoi se do të zhvillohej një takim i zyrtarëve të lartë iranianë të shtunën në mëngjes, në një kompleks në zemër të Teheranit. Më e rëndësishmja; CIA mësoi se udhëheqësi suprem do të ishte i pranishëm në atë vend.

Pas këtij informacioni, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli vendosën ta ndryshojnë kohën e sulmit, pjesërisht për të përfituar nga informacioni i ri i inteligjencës.

Ky informacion krijoi një dritare mundësie për të dy vendet për të arritur një fitore të shpejtë: eliminimin e zyrtarëve të lartë iranianë dhe vrasjen e Ajatollah Khameneit.

Eliminimi jashtëzakonisht i shpejtë i udhëheqësit suprem të Iranit pasqyroi koordinimin e ngushtë dhe shkëmbimin e inteligjencës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në prag të sulmit, si edhe thellësinë e informacionit që të dy vendet kishin siguruar mbi udhëheqjen iraniane, veçanërisht pas luftës 12-ditore të vitit të kaluar. Operacioni tregoi gjithashtu dështimin e udhëheqësve iranianë për të marrë masa të mjaftueshme paraprake për të shmangur ekspozimin e tyre në një moment kur si Izraeli ashtu edhe SHBA kishin dhënë sinjale të qarta se po përgatiteshin për luftë.

CIA ia kaloi Izraelit informacionin e saj të inteligjencës, i cili ofronte “besueshmëri të lartë” mbi pozicionin e Ajatollah Khameneit, sipas disa personave të informuar mbi këtë çështje.

Ata dhe të tjerë që ndanë detaje rreth operacionit folën në kushtet e anonimitetit mbi të dhënat dhe planifikimin ushtarak sekret.

Izraeli, duke përdorur inteligjencën amerikane dhe të vetën, do të zbatonte një operacion që e kishte planifikuar prej muajsh: vrasjen e synuar të udhëheqësve të lartë të Iranit.

Qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit fillimisht kishin planifikuar të nisnin sulmin natën duke shfrytëzuar errësirën, por më pas morën vendim për të ndryshuar kohën duke përfituar nga informacioni mbi mbledhjen në kompleksin qeveritar në Teheran të shtunën në mëngjes.

Drejtuesit e shtetit iranian kishin planifikuar të mblidheshin aty ku ndodhen zyrat e presidencës iraniane, të udhëheqësit suprem dhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

Izraeli kishte përcaktuar se në mbledhje do të merrnin pjesë zyrtarë të lartë të mbrojtjes iraniane, përfshirë Mohammad Pakpour, komandant i përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike; Aziz Nasirzadeh, ministër i Mbrojtjes; Admirali Ali Shamkhani, kreu i Këshillit Ushtarak; Seyyed Majid Mousavi, komandant i Forcës Ajrore Hapësinore të Gardës Revolucionare; Mohammad Shirazi, zëvendësministër i Inteligjencës; si edhe të tjerë.

Operacioni nisi rreth orës 6 të mëngjesit në Izrael, kur avionët luftarakë u ngritën nga bazat e tyre. Sulmi kërkoi relativisht pak avionë, por ata ishin të armatosur me municione me rreze të gjatë dhe me saktësi të lartë.

Dy orë e pesë minuta pasi avionët u ngritën, rreth orës 9:40 sipas kohës së Teheranit, raketat me rreze të gjatë goditën kompleksin. Në momentin e goditjes, zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare iraniane ndodheshin në një ndërtesë të kompleksit. Khamenei ndodhej në një ndërtesë tjetër aty pranë.

“Sulmi i kësaj mëngjesi u krye njëkohësisht në disa vendndodhje në Teheran, në njërën prej të cilave ishin mbledhur figura të larta të elitës politike dhe të sigurisë së Iranit”, shkroi një zyrtar i mbrojtjes izraelite në një mesazh të shqyrtuar nga The New York Times.

Zyrtari tha se, pavarësisht përgatitjeve iraniane për luftë, Izraeli arriti të të zbatonte një “befasi taktike” me sulmin ndaj kompleksit.

Shtëpia e Bardhë dhe CIA refuzuan të komentojnë.

Të dielën, agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA konfirmoi vdekjen e dy drejtuesve të lartë ushtarakë që Izraeli kishte deklaruar se i kishte vrarë të shtunën: kundëradmiralin Shamkhani dhe gjeneralmajorin Pakpour.

Personat e informuar mbi operacionin e përshkruan atë si rezultat të inteligjencës së mirë dhe pas disa muajsh përgatitjeje.

Qershorin e kaluar, ndërsa planifikimi për të goditur objektivat bërthamore iraniane ishte në zhvillim, Presidenti Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara e dinin se ku fshihej Ajatollah Khamenei dhe se mund ta kishin vrarë atë.

Një ish-zyrtar amerikan tha se ai informacion bazohej në të njëjtin rrjet që Shtetet e Bashkuara përdorën të shtunën.

Që atëherë, sipas ish-zyrtarit dhe të tjerëve të informuar, informacioni që SHBA ka qenë në gjendje të mbledhë është përmirësuar edhe më tej. Gjatë asaj lufte 12-ditore, SHBA mësoi edhe më shumë mbi mënyrën se si udhëheqësi suprem dhe Garda Revolucionare komunikonin dhe lëviznin nën presion. Shtetet e Bashkuara e përdorën këtë njohuri për të përmirësuar aftësinë e tyre për të gjurmuar Khamenein dhe për të parashikuar lëvizjet e tij.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kishin mbledhur gjithashtu të dhëna të sakta mbi vendndodhjet e oficerëve kyç të inteligjencës iraniane. Në sulmet pasuese pas goditjes së kompleksit drejtues të shtunën, u goditën vendet ku qëndronin drejtuesit e inteligjencës, sipas disa personave të njohur me operacionin.

Shefi më i lartë i inteligjencës iraniane arriti të shpëtojë, por nivelet e larta të agjencive iraniane të inteligjencës u shkatërruan rëndë, sipas personave të informuar mbi operacionin.

 

Marrë nga New York Times

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump: Lufta me Iranin mund të zgjasë deri në katër javë
Artikulli tjetër Kriza në Lindjen e Mesme shkakton kaos në udhëtime e tregti

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen
Aktuale Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.