KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SOCAR planifikon nisjen e gazifikimit të Korçës, nga fundi i 2026-ës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > SOCAR planifikon nisjen e gazifikimit të Korçës, nga fundi i 2026-ës
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

SOCAR planifikon nisjen e gazifikimit të Korçës, nga fundi i 2026-ës

Përditësimi i fundit: 5 Mars, 2026 12:11 pm
228 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Furnizimet e para komerciale me gaz natyror për qytetin e Korçës pritet të nisin deri në fund të vitit 2026, në kuadër të projektit të gazifikimit që po zhvillohet nga kompania shtetërore azerbajxhanase SOCAR në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori ekzekutiv i SOCAR për Ballkanin, Murad Heydarov, i cili theksoi se projekti pilot NUR për gazifikimin e Korçës është tashmë në fazën e studimeve teknike dhe përgatitjes së projektit.

Në një intervistë për Trend.az, ai tha se kompania ka nisur punimet për projektimin teknik të detajuar të rrjetit të shpërndarjes së gazit në qytet. Këto punime pritet të përfundojnë deri në fund të këtij viti, duke hapur rrugën për nisjen e fazës së furnizimit, transmeton skyweb.al.

Paralelisht me ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes, SOCAR Gas Albania po zhvillon studime teknike dhe tregtare për të parë mundësinë e furnizimit të Korçës me gaz natyror të kompresuar.

Kjo zgjidhje do të mundësonte nisjen e furnizimit me gaz edhe përpara përfundimit të rrjetit të plotë të shpërndarjes.

Projekti është prezantuar më herët në një dëgjesë publike në Korçë ku morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministri i energjisë i Azerbajxhanit, Parviz Shahbazov.

Për realizimin e investimit është përgatitur edhe draft marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe SOCAR, e cila do të shërbejë si bazë për zhvillimin e projektit të gazifikimit.

Në fazën fillestare, projekti është i fokusuar vetëm në Korçë.

Megjithatë, kompania nuk përjashton mundësinë që në fazat e ardhshme gazifikimi të zgjerohet edhe në zona të tjera pranë qytetit.

Projekti konsiderohet si hapi i parë konkret drejt krijimit të një infrastrukture të gazit në Shqipëri, një sektor që deri tani ka mbetur i pazhvilluar pavarësisht kalimit të gazsjellësit TAP në territorin e vendit.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pagat/ Të gjithë duan të punojnë në shtet

95% e Evropës përjetoi temperatura mbi mesataren në 2025-ën

BB: Shqetësim madhor i bizneseve në 2025-ën, mungesa e punonjësve të aftë

Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

SHBA-të po shqyrtojnë mundësinë e shpalljes së fundit të luftës me Iranin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ajri i ndotur dhe zhurmat po dëmtojnë seriozisht shëndetin mendor të europianëve
Artikulli tjetër Irani vë në zbatim planin e Khameneit për të përhapur luftën rajonale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pastrimi i parave arriti rekordin e 10 viteve të fundit
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Analize Kryesore Politike Rajoni Sociale 29 Prill, 2026
Krimi kibernetik po bëhet më i sofistikuar
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 29 Prill, 2026
Tirana kryeqyteti i 4-t më i shtrenjtë në Europë, për apartamentet
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.