KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria u zbyth nga referencat e bregdetit për të favorizuar oligarkët e ndërtimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria u zbyth nga referencat e bregdetit për të favorizuar oligarkët e ndërtimit
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionPolitike

Qeveria u zbyth nga referencat e bregdetit për të favorizuar oligarkët e ndërtimit

Përditësimi i fundit: 9 Mars, 2026 12:19 pm
100 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

NgaKlodian Tomorri

Qeveria e bllokoi për gati dy vjet rivlerësimin e pronave të qytetarëve me sebepin se duhej të miratoheshin çmimet e reja të referencës për rrethet e Shqipërisë, veçanërisht zonat bregdetare.

“Pati një nismë për të bërë rivlerësim të pronave, me një normë të reduktuar. Ministria e Financave gjykon që përpara se të vijojë me këtë proces, do duhej që të ripërcaktoheshim çmimet e referencës së pronave për të gjithë territorin shqiptar, përveç Tiranës e cila e ka të azhornuar,” deklaroi ministri i Financave Petrit Malaj në shkurt të vitit 2025.

Por kur më në fund ligji i rivlerësimit u votua nga Kuvendi dhe hyri në fuqi muajin e kaluar, sebepi që mbajti peng dy vjet rishitjen e pronave u zhbë pa zhurmë.

Qeveria nuk miratoi çmime të reja reference për bregdetin dhe zonat e tjera të Shqipërisë, jashtë Tiranës, por la në fuqi referencat e vjetra, që ishin bërë në vitin 2018. Përballë këtyre akrobacive, ministria e Financave gjeti një zgjidhje alla shqiptare.

“Për pasuritë jashtë Tiranës rivlerësimi nuk mund të kryhet me çmime reference, por vetëm përmes një vlerësues privat,” njoftoi Malaj dy javë më parë, menjëherë pas hyrjes në fuqi të rivlerësimit.

Bllokimi i tregut sekondar të ndërtimit për dy vjet me sebepin e miratimit të referencave të reja dhe më pas lënia në fuqi e referencave të vjetra nuk janë akrobaci të rastësishme. Dyshimi është se e gjitha kjo është një skemë e madhe mafioze, e cila ka dy pasoja të drejtëpërdrejta. Së pari gostiti me qindra milionë euro oligarkinë e ndërtimit dhe së dyti ka lënë në këmbë një shteg gjigand evazioni dhe pastrimi parash.

Shteg evazioni dhe pastrimi parash

Çmimet e referencës shërbejnë për tre qëllime ligjore.
1-Përcaktojnë taksën e pronës që paguajnë qytetarët, e cila është 0.05 për qind e vlerës referencë të pronës.
2-Përcaktojnë taksën e ndikimit në infrastrukturë, që paguajnë ndërtuesit, e cila varion nga 4-8 për qind e referencës dysheme.
3-Përcaktojnë tatim fitimin që paguajnë ndërtuesit, i cili llogaritet si shitje minus kosto.

Petrit Malaj gënjeu pulikisht kur në vjeshtën e 2024-ës bllokoi ligjin e rivlerësimit me sebepin se duheshin miratuar çmimet e reja të referencës për bregdetin dhe rrethet jashtë Tiranës. Në fakt, çmimet e reja janë hartuar që në qershor të vitit 2024. Kapitali po publikon dokumentin.

Tabela me çmimet e rreferencës për Durrësit, treon se, për zonën e Gjirit të Lalzit referenca rritej nga 47.2 mijë lekë për metër katrorë që është niveli ekzistues në 200 mijë lekë ose gati 2100 euro për metër katrorë.

Në bregdetin e Jugut, Dhërmi, Himarë, Palasë, Sarandë, rritjet po ashtu ishin tre deri në katër herë, e ndoshta edhe më shumë. Por miratimi i referencave të reja u bllokua në mënyrë të çuditshme.

Cilat janë pasojat e mosmiratimit të çmimeve të reja të referencës?

Supozoni një ndërtues, i cili ndërton një resort në bregdetin e Lalzit apo të Jugut. Taksa që ai paguan për ndikimin në infrastrukturë, llogaritet mbi vlerën 500 euro për metër katrorë dhe jo 2100 euro sa ishin përcaktuar referencat e reja. Në një resort të madh me qindra vila dhe apartamente, vetëm ndikimi i taksës në infrastrkturë është miliona euro, para që duhet të paguheshin në arkën e shtetit, por përfundojnë në llogarinë e ndërtuesit.

Së dyti, tatimi mbi fitimin. Për shkak të rritjes së kostove në ndërtim, shumica e shitjeve deklarohen mbi referencat ekzistuese, por sërish shumë më pak se sa niveli real i tyre. Supozoni të njëjtin ndërtues, i cili e ka koston e ndërtimit fjala vjen 1 mijë euro për metër katrorë. Ai deklaron kontratat e shitjes me vlerën 1100 euro për metër katror duke i thënë shtetit se unë po shes dy herë mbi çmimin e referencës. Ndërkohë që baza e tatueshme për fitimin është 100 euro për metër katror, pra diferenca mes çmimit të shitjes dhe kostos.

Por nëse qeveria do të kishte miratuar çmimet e reja të referencës, në Gjirin e Lalzit apo në Dhërmi, ndërtuesi ishte i detyruar të deklaronte çmim shitje minimalisht 2100 euro për metër katror. Baza e taksueshme nuk do të ishte meë 100 euro për metër, por 1100 euro për metër katrorë.

Pra me refencën e vjetër që u la në fuqi, ndërtuesi i resortit paguan tatim fitimi 15 euro për metër katror që shet. Po të ishte referenca e re do të paguante tatim fitimi 165 euro për metër katrorë të shitur. Kjo është arsyeja se pse u lanë në fuqi referencat e vjetra. Por jo e vetmja.

Tani supozoni një trafikant apo zyrtar të korruptuar, i cili ble vilë në bregdetin elitar të vendit. Në letra ai e ble me 1100 euro metrin katrorë, por në të vërtetë çmimi real i blerjes është shumë më i madh. Ky është mekanizimi i pastrimit të parave.

Nëse do të ishin në fuqi referencat e reja, zyrtari apo trafikanti do të ishin të detyruar të kanlonin me bankë 210 mijë euro për një apartament 100 metër dhe jo 100 mijë euro sa kalojnë sot dhe pjesën tjetër e japin kesh.

Vendimarrja, gjithmonë në një drejtim

Bllokimi i rivlerësimit me sebepin e referencave hoqi nga tregu për plot dy vjet banesat e qytetarëve, të cilët prisnin hyrjen në fuqi të ligjit për të shitur apartamentet ose banesat e tyre. Kjo la në treg vetëm banesat e reja të ndërtuesve të cilat në transaksionin e parë, nga ndërtuesi tek blerësi, nuk taksohen nga fitimi kapital.

Kjo lëvizje krijoi dy efekte. Së pari favorizoi shitjen e apartamenteve të ndërtuesve dhe së dyti mundësoi mbajtjen e çmimeve artificialisht të larta për shkak të nxjerrjes nga tregu të pronave të qytetarëve.

Pra dy veprime të qeverisë, të cilat e çuan ujin vetëm në një mulli, atë të ndërtuesve. Ky është një operacion i sofistikuar, i cili lëvizi qindra milionë euro dhe i detyroi ata që e vunë në jetë të bëheshin edhe tutkunë publik.

“Jemi në diskutim sa i përket çmimeve të reja të referencës për zonat jashtë Tiranës, pasi nga kontrollet e fundit të autoriteteve tatimore në zyrat imobiliare në Tiranë dhe më gjerë janë evidentuar diferenca mes çmimeve të regjistruara pranë ASHK-së dhe atyre që rezultojnë në sistemet e këtyre zyrave,” deklaroi Petrit Malaj dy javë më parë.

Pra me pak fjalë, ministri i Financave po thotë që çmimet reale të shitjes së pronave në bregdet janë më të mëdha se sa referencat e reja që ishin përgatitur. Për këtë qëllim, qeveria la në fuqi refencat e vjetra, të cilat janë katër herë më të ulëta se ato të rejat.

Pra, meqë referenca 2 mijë euro për metër katrorë është më e ulët se çmimi real, po lëmë në fuqi fuqi referencën e vjetër 500 euro për metër. Këto janë llogaritë e qeverisë dhe ministrit të Financave.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Projekti kthehet në kantier pa afat, si ra Korridori VIII
Artikulli tjetër Operatori i blerjeve 1.6 miliardë lekë oligarkëve të shëndetësisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.