KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shërbimet mbajnë peshën e punësimit më 2025-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shërbimet mbajnë peshën e punësimit më 2025-ën
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Shërbimet mbajnë peshën e punësimit më 2025-ën

Përditësimi i fundit: 11 Mars, 2026 10:22 am
193 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Tregu i punës në Shqipëri ka mbyllur vitin 2025 me sinjale pozitive në terma vjetorë, por sektorët e prodhimit bujqësia dhe industria shënuan rënie të fortë të normave të punësimit.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç arriti në 75,9%, duke me rritje prej 0,4 pikë përqindjeje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, rritje kjo që tregon një angazhim më të lartë të qytetarëve në tregun e punës.

Papunësia ka pësuar një rënie inkurajuese në nivel vjetor, duke zbritur në 8,3% për popullsinë 15 vjeç e lart, çka përbën një përmirësim prej 0,5 pikë përqindjeje në raport me fundin e vitit 2024. Megjithatë, dinamika e brendshme e tregut brenda vitit 2025 tregon një rritje të lehtë të numrit të të papunëve me rreth 0,2 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin paraardhës, që përkon me luhatjet e zakonshme të periudhës së dimrit.

Sa i përket punësimit, shkalla e tij për popullsinë 15 vjeç e lart arriti në 58,5% në fund të vitit 2025.

Ky tregues ka shënuar rritje vjetore me 0,9 pikë përqindjeje, duke konfirmuar krijimin e vendeve të punës gjatë gjithë vitit. Edhe në këtë rast, tendenca afatshkurtër tremujore shfaqi një tkurrje modeste prej 0,3 pikë përqindjeje, duke reflektuar stabilizimin e tregut pas fluksit maksimal të aktivitetit ekonomik që zakonisht arrihet gjatë muajve të verës dhe vjeshtës së parë.

Sektori i shërbimeve mbetet motori kryesor i ekonomisë, duke regjistruar një rritje vjetore mbresëlënëse prej 5,6%, çka tregon po tregon orientim të punësimit drejt tregtisë, turizmit dhe teknologjisë.

Në kahun tjetër, bujqësia po përballet me goditjen më të rëndë, duke regjistruar një rënie vjetore prej 9,7% të të punësuarve. Ky trend tregon një braktisje masive të aktivitetit bujqësor, megjithëse një rritje e lehtë prej 1,2% gjatë tremujorit të fundit mund të reflektojë punët intensive të vjeljeve të vjeshtës.

Gjithashtu edhe industria vijoi rënien e mëtejshme të te punësuarve me -0.7 % në krahasim me tremujorin e fundit 2024.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mojtaba Khamenei është plagosur në këmbë, u qëllua në ditën e parë të luftës
Artikulli tjetër Çmimi i naftës me pakicë duhet të ishte 177 lekë për litër

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut
Aktuale Analize Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
Ekzekutohen babë e bir në Dukagjin/ Autorët pritë në fshatin Xhan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
Irani vë 10 milion dollarë për kokën e djalit të presidentit amerikan
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Sociale 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.