KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Krizë strehimi nga bumi turistik: si po e zgjidh Zagrebi?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Krizë strehimi nga bumi turistik: si po e zgjidh Zagrebi?
AktualeAnalizeEkonomiRajoniSociale

Krizë strehimi nga bumi turistik: si po e zgjidh Zagrebi?

Përditësimi i fundit: 11 Mars, 2026 12:01 pm
117 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, po ndërmerr masa drastike për të frenuar krizën e strehimit, e cila po rëndohet nga rritja e çmimeve dhe ekspansioni i qirave afatshkurtra për qëllime turistike.

Në një intervistë për portalin “Balcani Caucaso”, zëvendëskryetari i Bashkisë, Luka Korlaet, shpjegoi strategjinë e administratës për të mbrojtur të drejtën e banorëve për strehim të përballueshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, situata është kritike. Paga mesatare neto në Zagreb në fund të vitit 2025 ishte 1.650 euro, ndërsa qiraja mesatare ka arritur në 900 euro.

Ky disproporcion bën që shumë familje të kalojnë pragun kritik prej 30 për qind të të ardhurave për shpenzime strehimi.

Një nga pikat më të nxehta të diskutuara është ndikimi i turizmit. Korlaet theksoi se raporti midis apartamenteve për banim dhe atyre për qira afatshkurtër është tejet i pabalancuar. Për të adresuar këtë, bashkia e ka rritur taksën vjetore për çdo shtrat nga 40 në 200 euro.

“Të gjitha këto masa synojnë të ribalancojnë ofertën dhe kërkesën, duke mbyllur kështu të ashtuquajturin boshllëk strehimi prej deri në 38.000 apartamentesh”- thotë Korlaet.

Edhe pse sektori i ndërtimit po lulëzon, Zagrebi përballet me një fenomen shqetësues: mijëra apartamente qëndrojnë bosh. Korlaet vuri në dukje se numri i tyre varion nga 54.000 deri në 85.000, duke sugjeruar se ato nuk ndërtohen për strehim, por si investime kapitali.

Bashkia menaxhon aktualisht rreth 6.300 apartamente, ku 60 për qind e tyre përdoren për strehim social me qira simbolike prej 0.36 euro për metër katror për shtresat më të varfra.

Ngjashëm me Zagrebin, Tirana po përballet me një bum në tregun e pasurive të paluajtshme. Gjatë vitit 2025, qiratë në kryeqytetin shqiptar pësuan rritje rekord, ku platformat si Airbnb kanë nxjerrë mijëra apartamente nga tregu i qirave afatgjata.

Ndërsa në Zagreb taksa për shtrat u rrit 5-fish për të dekurajuar këtë tendencë, Tirana vazhdon të ketë një treg kryesisht të paformalizuar, ku familjet e reja po detyrohen të zhvendosen në periferi për shkak të çmimeve që kapin shifra deri në 800 euro për apartamentet në qendër.

Për t’iu përgjigjur kësaj krizë, Tirana mund të marrë shembull nga menaxhimi racional i Zagrebit, sidomos në krijimin e një stoku publik banesash dhe rregullimin e qirave afatshkurtra.

 

Marrë nga Tesheshi.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çmimet e biletave të avionëve do të arrijnë nivele rekord
Artikulli tjetër Lista e re e Forbes, në 2026-ën bota ka 3 428 miliarderë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.