Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Françeskun për të diskutuar ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024 dhe situatën në Lindjen e Mesme, raportoi të enjten Anadolu Agency.
Erdogan iu ankua Atit të Shenjtë për “ekspozimin imoral” të ceremonisë, e cila shfaqi atë që dukej të ishte një rikrijim i Darkës së Fundit me drag queens, duke thënë se kjo ngjalli “indinjatë”.
Ai komentoi gjithashtu vrasjen e liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh dhe sulmet e Izraelit ndaj objektivave në Liban.
Ai tha se këto treguan se Izraeli “paraqet një kërcënim për të gjithë rajonin, botën dhe njerëzimin”, raportoi agjencia.