KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: René Redzepi largohet nga Noma
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > René Redzepi largohet nga Noma
AktualeAnalizeFokusSocialeTe Tjera

René Redzepi largohet nga Noma

Përditësimi i fundit: 13 Mars, 2026 10:50 am
310 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kuzhinieri me famë botërore dhe me rrënjë shqiptare, René Redzepi, ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i restorantit të njohur Noma në Kopenhagë të Danimarkë, pas akuzave për abuzim në vendin e punës.

Largimin e tij ai e njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke theksuar se pas më shumë se dy dekadash në krye të restorantit kishte vendosur të tërhiqej.

“Pas më shumë se dy dekadash duke ndërtuar dhe udhëhequr këtë restorant, kam vendosur të largohem dhe t’u lë hapësirë drejtuesve tanë të jashtëzakonshëm që ta udhëheqin restorantin në kapitullin e tij të ardhshëm”, ka shkruar ai.

Vendimi vjen pas akuzave nga ish-punonjës të restorantit, të cilët kanë pretenduar se në kuzhinë ishte krijuar një ambient toksik pune, që sipas raportimeve të mediave përfshinte abuzim verbal dhe fizik. Sipas raportimit të BBC, disa ish-punonjës kanë treguar se kishin qenë dëshmitarë të incidenteve të tilla gjatë kohës që punonin në restorant.

Restoranti i njohur në Danimarkë po përgatitej ndërkohë për një seri darkash ekskluzive në Los Angeles të Shtetet e Bashkuara, me një çmim prej rreth 1500 dollarësh për person. Megjithatë, disa sponsorë u tërhoqën pas publikimit të akuzave dhe protestave që u mbajtën jashtë lokacionit të përkohshëm të restorantit.

Në reagimin e tij publik, Redzepi pranoi përgjegjësi për sjelljet e papranueshme në të kaluarën.

“Një kërkim falje nuk është e mjaftueshme; unë marr përgjegjësi për veprimet e mia”, shkroi ai, duke shtuar se në disa raste kishte bërtitur ndaj punonjësve dhe i kishte shtyrë ata, veprime që i cilësoi si të papranueshme.

Kuzhinieri tha gjithashtu se kishte ndjekur terapi për të menaxhuar më mirë zemërimin dhe shtoi se ekipi i Noma do të vazhdojë aktivitetin edhe pa praninë e tij në projektet e ardhshme.

Përveç largimit nga restoranti, ai dha dorëheqje edhe nga bordi i organizatës jofitimprurëse MAD (food organization), të cilën e kishte themeluar në vitin 2011 për të mbështetur profesionistët që hyjnë në industrinë e restoranteve.

Noma, i themeluar në vitin 2003, konsiderohet një nga restorantet më të vlerësuara në botë dhe ka fituar disa herë titullin e restorantit më të mirë në botë, duke u bërë një simbol i gastronomisë moderne nordike.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosova me inflacionin më të lartë në Ballkan
Artikulli tjetër Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.