KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Autoriteti i Konkurrencës do të hapë hetim për tregun e sigurimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Autoriteti i Konkurrencës do të hapë hetim për tregun e sigurimeve
AnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

Autoriteti i Konkurrencës do të hapë hetim për tregun e sigurimeve

Përditësimi i fundit: 17 Mars, 2026 10:29 am
225 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Autoriteti i Konkurrencës pritet të hapë hetim për tregun e sigurimeve në vend. Duke iu përgjigjur insistimit të zëvendëskryetarit të Komisionit Kuvendor për Ekonominë, Financat dhe Punësimin, kryetari i Komisionit të Konkurrencës, Denar Biba, tha se pritet që ky treg të jetë së shpejti objekt hetimi i këtij institucioni, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Megjithatë, çështja e sjellë shpesh në vëmendje nga Komisioni i Ekonomisë është funksionimi i Konkurrencës në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta.

Në projektrezolutën e përgatitur nga Komisioni Kuvendor për Ekonominë, Punësimin dhe Financat vitin e kaluar (projektrezolutë që sidoqoftë nuk u miratua nga Kuvendi), kërkohej që Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin e Konkurrencës, të hetojë me prioritet tregun e produkteve të sigurimit të detyrueshëm TPL dhe Karton Jeshil, me qëllim verifikimin e praktikave që kanë ndikuar në kufizimin e konkurrencës dhe në fiksimin e çmimeve për këto produkte. Hetimi duhet të përfshinte analizën e mënyrës së shkëmbimit të informacionit ndërmjet operatorëve të tregut, si dhe vlerësimin e ndikimit të tij në sjelljen tregtare dhe ekonomike të kompanive të sigurimit.

Projektrezoluta kërkonte gjithashtu që AMF të propozojë masa konkrete për rikthimin e konkurrencës së lirë në këtë treg dhe për forcimin e transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu, kërkohej që, në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese, AMF të hetojë ekzistencën dhe funksionimin e subjekteve apo operatorëve të paligjshëm që ofrojnë algoritme ose platforma digjitale, përmes të cilave mundësohet koordinimi i çmimeve, ndarja e tregut dhe shpërndarja e të ardhurave sipas përqindjeve ndërmjet kompanive të sigurimit.

Megjithatë, në një intervistë të dhënë në fillim të këtij viti për “Monitor”, AMF vlerësonte se tregjet e produkteve të sigurimit të detyrueshëm motorik shfaqin një nivel të pranueshëm të funksionimit të konkurrencës. AMF-ja shprehej se funksioni i konkurrencës për produktet TPL duhet kuptuar edhe në kontekstin e karakteristikave strukturore të këtyre produkteve të rregulluara. Sipas AMF-së, nga perspektiva mbikëqyrëse, pavarësisht standardizimit të produktit dhe natyrës së detyrueshme të sigurimit motorik, presioni konkurrues midis shoqërive ekziston dhe manifestohet.

Sidoqoftë, AMF -ja theksonte se vlerësimi përfundimtar mbi ekzistencën ose jo të problematikave të konkurrencës dhe mbi sjelljet potencialisht anti-konkurruese mbetet në kompetencën ekskluzive të Autoritetit të Konkurrencës, në përputhje me kuadrin ligjor përkatës.

Tregu i sigurimit TPL ka qenë edhe në të shkuarën objekt hetimi nga Autoriteti i Konkurrencës, por problematikat e evidentuara në funksionimin e konkurrencës janë përcjellë për t’u adresuar në formën e rekomandimeve për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si Macron e ktheu Francën në një shtet të paqeverisshëm

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in

Kallëzim në SPAK për dhunën policore, kërkohet hetimi i Ramës

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllin hapësirën ajrore, pas kërcënimeve me raketa nga Irani
Artikulli tjetër Champions League/ Sonte mësohen çerekfinalistet e para

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Policët kërcënohen me masa disiplinore/ Nuk dhanë informacion për organizatorët dhe financuesit e protestave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Tetor, 2026
4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
“Evolve Tower”, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë tek Rruga e Elbasanit
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Nga një dron për çdo fermer
Analize Ekonomi HI-Tech Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.