KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria gjen zgjidhje për krizën e naftës, shton dy taksa të reja
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria gjen zgjidhje për krizën e naftës, shton dy taksa të reja
AktualeAnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

Qeveria gjen zgjidhje për krizën e naftës, shton dy taksa të reja

Përditësimi i fundit: 19 Mars, 2026 1:05 pm
294 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në vend që të lehtësojë barrën e rëndë fiskale mbi karburantet, qeveria njoftoi se do të shtojë dy tarifa të reja mbi çmimin e naftës dhe benzinës. Këto janë tarifa e gjurmimit si dhe ajo për krijimin e rezervës kombëtare të sigurisë.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjurmimi i karburanteve do t’i jepet si ekskluzivitet Albtrace, një kompani e përbashkët mes shtetit dhe arabëve.

“Ne kemi krijuar një kompani të re publike, në ortakëri me Emiratet e Bashkuara, me kompaninë e tyre të të njëjtit objektiv, e cila quhet AlbTreis. Ajo është një kompani publike që do të bëjë gjurmimin e të gjitha produkteve të akcizës me teknologji dhe së shpejti Albtreis do hyjë në treg me dy produktet veta të para, që kanë të bëjnë me gjurmimin dhe ndjekjen e naftës,” tha Edi Rama.

Sipas tij, gjurmimi do të përdoret kryesisht për tranzitin e karburantit, duke eliminuar që nafta e cila deklarohet për rieksport të shitet në tregun vendas.

“Ky produkt i ri është absolutisht i pakapshëm nga asnjë sy tjetër, përveç nga syri magjik i prodhuesit, ndërsa ndjekja do të thotë se do të mbyllim epokën e shoqërimit të naftës që hyn në Shqipëri me objektivin për të qenë tranzit dhe do ta ndjekim nga shumë larg pa shqetësuar as shoferët tuaj, që kur nisen për të kaluar kufirin kanë nga mbrapa doganierë që bashkëndosin ambientin duke shfrytëzuar edhe karburant të blerë nga buxheti i shteti,” shtoi kryeministri.

Albtrace është një kompani ku 51 për qind e aksioneve zotërohen nga shteti shqiptar, ndërsa 49 mbahen nga një shoqëri nga Arabia e quajtur O & S Security and Solutions, e cila zëvendësoi koncesionin e pullave fiskale. Me sa duket qeveria tashmë ka vendosur që kjo kompani të hyjë dhe në tregun e karburanteve duke rikthyer kështu pjesërisht koncesionin e markimit. Por hyrja e kësaj kompanie do të imponojë një tarifë të re, të cilët qytetarët do të paguajnë në çmimin e naftës.

Por ndonëse tarifa e gjurmimit pritet të jetë relativisht e lehtë, ajo e krijimit të rezervës kombëtare ka një faturë, e cila shkon mbi 300 milionë euro.

“Brenda 2-3 javësh pr.ligji i rezervës do jetë i miratuar në qeveri. Ai parashikon krijimin e një agjencie të posaçme dhe tashmë rezerva e sigurisë hidrokarbure nuk do mbahet më nga subjektet tregtare hidrokarbure, por do mbahet nga Agjencia Shtetërore e cila do e depozitojë në depozitat e saj apo të marra me qira. Duke krijuar një depozitë 90-ditore minimale të produktit në vend për të pasur siguri hidrokarbure të plotë dhe totale,” deklaroi ministri i Energjisë Enea Karakaçi.

Aktualisht çmimi i naftës në treg është rreth 1250 dollarë për tonë dhe sigurimi i 240 mijë tonëve ka një kosto të drejtëpërdrejtë prej 300 milionë dollarësh. Këto para do të sigurohen përmes vendosjes së një tarife tjetër mbi çmimin e naftës, e cila me gjasë do të jetë e konsiderueshme.

Megjithatë kjo nuk është kostoja e vetme. Paralelisht kompania publike do të ketë kosto të tjera duke përfshirë marrjen e depove me qira. Aktualisht kostoja për marrjen me qira e depozitave të karburanteve është minimalisht 10 euro për ton në muaj, e cila nënkupton një kosto shtesë prej 25 milionë eurosh në vit.

Këto dy tarifa i shtohen barrës së rëndë rekord, që shqiptarët paguajnë tek karburantet, çka do të rrisë edhe më shumë çmimet.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ç’po ndodh mes Ramës dhe Marta Kos-it?!
Artikulli tjetër Deputeti socialist përlan tenderin e reagentëve me ofertën më të lartë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.