KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Deputeti socialist përlan tenderin e reagentëve me ofertën më të lartë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Deputeti socialist përlan tenderin e reagentëve me ofertën më të lartë
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreOpinionPolitike

Deputeti socialist përlan tenderin e reagentëve me ofertën më të lartë

Përditësimi i fundit: 19 Mars, 2026 1:07 pm
261 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kriteret teknike janë detajet ku fshihet “djalli” sa herë dikush ka vendosur paraprakisht për t’ia dhënë tenderin “dikujt”, qoftë ky edhe deputet i PS.

Duket se rrethanat e zhvillimit të tenderit me objekt “Blerje kite reagent dhe materiale mjekësore për analizat e matësit në gjak astrupograma”, me fond limit 83,904,000 lekë, i organizuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, janë duke lundruar pikërisht në këto ujëra.

Siç duket edhe nga dokumentet, për këtë procedurë kanë treguar interes pesë kompani, ndërkohë që kanë paraqitur ofertë katër prej tyre.

Megjithatë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur fituese kompaninë me ofertën më të shtrenjtë, pikërisht atë pas së cilës fshihet deputeti i PS, Vasil Llajo, duke u bazuar në kriteret teknike, të cilat shpesh përdoren si një llastik që zgjatet ose tërhiqet sipas tekave të drejtuesve që menaxhojnë tenderët.

Më konkretisht, në garë kanë qenë operatorë si KRIJON, MEDFAU, EVITA dhe SWISSMED.

Nga të dhënat rezulton se kompania SWISSMED ka paraqitur ofertën më të lartë prej 71,484,000 lekësh, ndërkohë që ofertuesi i dytë më i lirë, MEDFAU, ka ofertuar 63,480,000 lekë.

Diferenca mes tyre arrin në rreth 90 mijë euro. Por, problemi nuk qendron të paratë, madje këtu nis.

Për të gjithë ofertuesit e tjerë, OBP ka gjetur nga një “kleçkë” në kriteret teknike për t’i skualifikuar një nga një, deri në momentin që radha ka shkuar te SWISSMED, e cila ka përfituar gjatë viteve të fundit rreth 22 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit, një fakt që ngre pikëpyetje mbi këtë përzgjedhje.

SWISSMED është në letra në emër të një zonje të quajtur Argita Bojaxhiu, por sipas të dhënave të siguruara, pas saj qëndron deputeti i PS, Vasil Llajo, i cili i ka transferuar aksionet në letër te zonja pak ditë para marrjes së mandatit.

Llajo është pronar faktik edhe i Intermedica.

Nga dokumentet që ka konsultaur skyweb.al, rezulton se kontrata e shitjes së kuotave të Swissmed nga Llajo dhe zonja Bojaxhiu nuk parashikon pagesë të menjëhershme, por me këste, çka nënkupton se blerësja do të shlyejë vlerën përmes fitimeve të vetë kompanisë në vijim.

Eshtë njëlloj sikur të blesh një apartament pa kokërr leku dhe pronari të të lejojë që pagesën t’ia bësh nga qiraja që do të marrësh ndër vite.

Ky fakt shihet si një element që shpjegon edhe mënyrën se si dhe pse janë skualifikuar të gjitha ofertat e tjera, duke i hapur rrugë kompanisë në fjalë.

Ky fakt duket se është konstatuar edhe nga vetë kompanitë pjesëmarrëse në tender.

Dy prej tyre, MEDFAU dhe EVITA, i janë drejtuar Komisionit të Prokurimit Publik duke kërkuar shfuqizimin e vendimit dhe rikthimin e procedurës në kushte ligjshmërie.

Skyweb.al ka konsultuar ankimimet e këtyre kompanive, të cilat kanë ofertuar ndjeshëm më pak se SWISSMED dhe kanë ngritur pretendime serioze për mënyrën se si janë vlerësuar kriteret teknike nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.

Të dyja kërkesat janë tashmë të regjistruara në KPP dhe pritet të shqyrtohen, ndërkohë që rasti në fjalë po shihet si një precedent që mund të përfundojë në SPAK, për mënyrën se si një procedurë publike mund të orientohet drejt një rezultati të paracaktuar.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria gjen zgjidhje për krizën e naftës, shton dy taksa të reja
Artikulli tjetër Nga importohet nafta në Shqipëri?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.