KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Demonstruan simbole të Shqipërisë Etnike në rrugët e Serbisë, arrestohen 4 shqiptarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Demonstruan simbole të Shqipërisë Etnike në rrugët e Serbisë, arrestohen 4 shqiptarë
AktualeAnalizeFokusKryesoreRajoniSociale

Demonstruan simbole të Shqipërisë Etnike në rrugët e Serbisë, arrestohen 4 shqiptarë

Përditësimi i fundit: 25 Mars, 2026 9:32 am
287 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Policia serbe ka arrestuar sot katër shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen për nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare, pas shfaqjes së bluza me motive kombëtare në territorin e Serbisë.

Të arrestuarit janë: A.S. (37 vjeç), E.V. (42 vjeç), E.G. (48 vjeç) dhe A.C. (21 vjeç). Sipas raportimeve, A.S. ka postuar sot një video në llogarinë e tij në Facebook, ku shfaqet brenda një makine të tipit Audi në shoqërinë e të dyshuarve të tjerë, duke treguar simbolet e “Shqipërisë Etnike”.

Të dyshuarve u është urdhëruar paraburgimi deri në 48 orë, pas së cilës ata do të paraqiten në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, ku do të përballen me kallëzim penal për veprën e dyshuar penale.

Ngjarja ka shkaktuar tensione në komunitetin lokal dhe vëzhguesit paralajmërojnë për rëndësinë e menaxhimit të situatave të tilla për të shmangur përshkallëzime etnike.

Policia serbe shkruan:

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë Kriminalistike, kanë arrestuar në territorin e Republikës së Serbisë A. S. (1989), E. V. (1984), E. G. (1978) dhe A. C. (2005), shtetas të Republikës së Shqipërisë, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Dyshohet se A. S. sot, në ditën e shënimit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka publikuar një video në të cilin ndodhet në një automjet “Audi”, në shoqëri me të dyshuarit e tjerë, gjatë lëvizjes në autostradë nëpër Serbi, ku në mënyrë të papërshtatshme kanë shfaqur simbole të “Shqipërisë së Madhe”, si dhe në mënyrë verbale, në kontekst negativ, kanë përmendur Republikën e Serbisë, duke përdorur fjalë të papërshtatshme.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës, me kallëzim penal, do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd – Departamenti i posaçëm për luftimin e krimit të teknologjisë së lartë.

 

Marrë nga NOA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mohamed Salah njofton largimin nga Liverpool
Artikulli tjetër Serbia ul akcizat e naftës me 40%

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.