Gjermani së shpejti do të votojë një nismë e do të taksojë pijet me sheqer për të parandaluar pijet energjike për personat nën 16 vjeç.
Këto masa kanë si qëllim parandalimin e obezitetit dhe sëmundjeve të lidhura me të. Nisma parashikon që të ardhurat që do të mblidhen nga taksa të të përdoren për ndihma mjekësore ndaj njerëzve në nevojë.
“Prodhuesit duhet të kenë një nxitje për të rishikuar recetat e tyre dhe për të ulur përmbajtjen e sheqerit. Deri më tani ata nuk kanë pasur një nxitje të tillë”, tha Daniel Guenther, kryeministër i shtetit të Schlesëig-Holstein dhe iniciator i propozimit legjislativ.
Kafeina e lartë, taurina dhe sheqerit janë të dëmshme sidomos për shëndetin e të rinjve duke krijuar një barrë shëndetësore për të ardhmen e tyre.
“Pijet energjike nuk janë pije të padëmshme dhe në modë. Ato mund të bëhen një barrë e vërtetë, veçanërisht për të rinjtë”, u shpreh ai.
Organizata Botërore e shëndetësisë ka thënë më herët se masa të ngjashme morën edhe vende të tjera të Bashkimit Evropian si Belgjika, Franca dhe Portugalia.
Marrë nga Newsbomb.al