KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Konglomeratet financiare “nën lupë”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Konglomeratet financiare “nën lupë”
AnalizeFinanceKryesoreZhvillim

Konglomeratet financiare “nën lupë”

Përditësimi i fundit: 26 Mars, 2026 12:55 pm
250 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Grupet e mëdha financiare do të jenë tashmë nën mbikëqyrje të integruar nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Të ashtuquajtura konglomerate financiare ekzistojnë edhe në Shqipëri, dhe përfshijnë rastet kur brenda një grupi financiar operojnë banka, kompani sigurimi, fonde investimi dhe institucione të tjera që ofrojnë shërbime financiare.

Ministria e Financave sapo ka publikuar për konsultim publik një projektligj që synon të përmirësojë klimën e përgjithshme të sigurisë financiare në vend dhe të përafrojë legjislacionin tonë me atë të Bashkimit Evropian në këtë fushë.

Aktualisht, korniza ligjore shqiptare nuk parashikon mbikëqyrje të konsoliduar për konglomeratet financiare, pasi Banka e Shqipërisë mbikëqyr veçmas institucionet bankare dhe subjekte të tjera financiare jo bankare, ndërsa Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mbikëqyr tregun e sigurimeve, tregun e titujve dhe tregun e fondeve. Pra, mungon një mekanizëm i integruar për të mbikëqyrur tërësinë e një grupi kur ky grup operon në disa sektorë njëkohësisht.

Me anë të këtij projektligji synohet të parandalohet “përdorimi i dyfishtë i kapitalit”, pra situata kur i njëjti kapital llogaritet njëkohësisht si kapital rregullator në disa subjekte të grupit, si dhe të kufizohet leverazhi i tepruar brenda grupit, që mund të krijohet kur një shoqëri mëmë huazohet për të financuar kapitalin e shoqërive bija.

Ngritja e një sistemi efektiv bashkëpunimi midis Bankës së Shqipërisë (BSH) dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), dy rregullatorët kryesorë sektorialë, për mbikëqyrjen e integruar të konglomerateve, është gjithashtu pjesë e këtij projektligji.

Mungesa e një ligji të tillë deri më tani ka krijuar hapësirë për pasiguri juridike dhe rreziqe të pa menaxhuara në sektorin financiar. Miratimi i tij do të krijojë kushte të barabarta loje midis grupeve financiare shqiptare dhe atyre të vendeve të BE-së, duke u mundësuar subjekteve tona të operojnë në përputhje me të njëjtat standarde prudenciale, si dhe duke e afruar sistemin tonë financiar me tregun e brendshëm evropian.

 

Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rita Ora mbështet dy ekipet kombëtare për kualifikim në Kupën e Botës
Artikulli tjetër Fatura 46.5 milionë euro – Çfarë rrugësh do të mirëmbajë ARRSH me kaq para’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.