KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BIRN: Urdhri për ndalimin e publikimit të dosjes “Zarka” ngre shqetësime për censurë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > BIRN: Urdhri për ndalimin e publikimit të dosjes “Zarka” ngre shqetësime për censurë
KryesoreOpinionZhvillim

BIRN: Urdhri për ndalimin e publikimit të dosjes “Zarka” ngre shqetësime për censurë

Përditësimi i fundit: 3 Gusht, 2024 5:04 am
104 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi për të disatën herë që të vulosë aktet hetimore në ngarkim të ish- kreut të arrestuar të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka si dhe të urdhërojë ndalimin e publikimit të pjesshëm apo të plotë të tyre përmes shtypit apo mjeteve të komunikimit masiv deri në përfundim të hetimeve paraprake.

Zarka akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm si dhe për korrupsion aktiv dhe pasiv në bashkëpunim me një oficere të Policisë Gjyqësore dhe dy persona të tjerë për lehtësimin e akuzës dhe mbylljen e hetimit pasuror për të pandehurit e dosjes së bujshme të njohur si “Toyota Yaris”, për sabotimin e letër-porosive të ardhura nga autoritetet belge si dhe për pushimin e një procedimi pasuror ndaj Suel Çelës.

Vendimi për ndalimin e publikimit u mor nga gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani me kërkesë e prokurorëve të SPAK mbi bazën e nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.

“Mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete,” njoftoi Gjykata e Posaçme.

Sipas këtyre përcaktimeve ligjore, edhe gazetarët ose mediat që publikojnë vendimin e gjykatës për masat e sigurisë ose akte të tjera të lidhura me çështjen rrezikojnë dënime deri në 3 vjet burg për “zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete”.

Një praktikë e tillë e ndjekur së fundmi nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme po krijon shqetësime mes organizatave të medias për cënimin e së drejtës për informim për çështje me interes të lartë publik.

Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias, i tha BIRN se publiku ka të drejtë të informohet për çështjen në fjalë dhe se institucionet e drejtësisë duhet të kuptojnë dallimin mes mediave të përgjegjëshme dhe platformave të komunikimit publik, ku materialet mund të përfundojnë pa asnjë filtër.

“Në rastin konkret, ndalimi i kujtdo gazetari apo medie që i ka tashmë informacionet e çështjes për ta publikuar në mjetet e informimit publik është në kufinjtë e censurës,” tha Cukali.

“Drejtësia e re që presim, nuk do të jetë kurrë funksionale e as e drejtë nëse nuk garantohet transparenca në media,” shtoi ai.

Dosja “Toyota Yaris” lidhet me bllokimin e bujshëm të 3.4 milionë eurove në qershor të vitit 2018 në portin e Durrësit – një dosje që u hetua fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pastrim parash, por pas disa piruetave procedurale u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe u mbyll me akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi”.

Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet se në bashkëpunim me oficeren e Policisë Gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe të afërmin e të pandehurve, Astrit Vladin kanë ushtruar ndikim të paligjshëm dhe veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv për të ndikuar ecurinë e çështjes “Toyota Yaris” dhe lirimin e të pandehurve.

Ky zbulim ngre hije të zeza dyshimi mbi një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh të Krimeve të Rënda dhe Tiranës, që i hetuan dhe i shqyrtuan këto çështje.

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH, një organizatë e re në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve e cilëson një praktikë të rrezikshme dhe arbitrare urdhërimin dhe ndalimin e publikimit të informacionit nga gazetarët dhe mediat.

“Mendoj që nuk është detyrë e gazetarëve që të ruajnë informacionin, përkundrazi, detyra jonë është krejt e kundërta, publikimi i tij, sidomos në raste të ndjeshme kur flitet për zyrtarë publikë dhe funksionarë të lartë, sidomos ata të drejtësisë,” tha Isa Myzyraj, kryetari i AGSH.

“Sigurisht, ne duhet të jemi të kujdesshëm për tema, informacion dhe akte  që qartazi nuk kanë interes publik…por për çdo të dhënë tjetër që dyshohet se implikon zyrtarë të çdo niveli atëherë është jo vetëm e drejtë, por edhe detyrë e jona të informojmë qytetarët,” shtoi ai.

Urdhri për ndalimin e publikimit u kritikua edhe nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi përmes një postimi në Facebook, ku Bardhi publikoi edhe faqen e parë të vendimit për masat e sigurisë të gjyqtarit Erion Bani.

“Procedimi penal nr.26… ka vënë në pikëpyetje serioze kredibilitetin e sistemit të reformuar të drejtësisë në vend dhe ka vetëm një mënyrë për të vazhduar të ruhet besimi i publikut të drejtësia” Drejtësi e barabartë, transparente dhe pa vija të kuqe,” shkroi Bardhi.

“Është detyrë e SPAK dhe GJKKO, që pa fshehur të dhënat, me kurajo dhe një hetim të plotë e të gjithëanshëm, të përmbushin misionin për pastrimin e drejtësisë nga prokurorët e gjyqtarët e korruptuar,” shtoi ai.

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare

Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës

Një shqiptar kishte planifikuar sulm terrorist. në koncertin e Taylor Swift. në Vjenë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arabia Saudite habit sërisht, projekton një qytet dhe një stadium të ri spektakolar
Artikulli tjetër Izraeli përgatit qytetarët për luftë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë
Aktuale Analize Bota Ekonomi Koment 29 Prill, 2026
Kriza ajrore e karburantit godet Europën
Aktuale Analize Bota Ekonomi Sociale 29 Prill, 2026
Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 29 Prill, 2026
Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.