Kosova është bërë pjesë e 30 aleatëve të SHBA-së që kanë nënshkruar një deklaratë në mbështetje të koalicionit ndërkombëtar për çështjen e Ngushtcës së Hormuzit, një nga rrugët më kritike detare për transportin e naftës.
Çështja u diskutua në emisionin “Morning with Maria” të FOX Business, ku u bë e qartë se ky koalicion synon të ruajë rrjedhën e naftës dhe të sigurojë kalimin e anijeve tregtare pa pengesa.
Misioni i tyre mund të përfshijë asistencë në hapjen e rrugës ujore, ose ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në rast nevoje.
“Do të dëshironim më shumë parashikueshmëri, më shumë qartësi dhe më shumë largpamësi strategjike — jo vetëm në këtë rast”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Kujtojmë se më 28 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli filluan një operacion ushtarak në shkallë të gjerë kundër Iranit.
Ndërkohë ka ardhur një përgjigje nga Irani, duke sulmuar në drejtim të Izraelit dhe në drejtim të bazave ushtarake amerikane në rajon.
Kështu, lufta në Iran ka hyrë në javën e katërt pa asnjë shenjë të një përparimi që mund të ndalonte përshkallëzimin.
Dhe ndërkohë ka një bllokim të Ngushticës së Hormuzit e cila edhe ka krijuar probleme, përkatësisht rritje të çmimit të naftës dhe probleme të tjera në ekonominë e shumë vendeve në botë.
Marrë nga Fox News