Afaristi i njohur turk, Hakan Safi, ka ofruar 1 milion euro për përfaqësuesen e Turqisë në rast të fitores ndaj Kosovës.
Këtë e kanë bërë të ditur të dielën mbrëma mediumet turke.
Safi është ish-drejtues i Fenerbahçes, ndërsa i ka ofruar federatës turke që të ndajë bonus në rast se përfaqësuesja shënon fitore të martën ndaj Kosovës.
Federata e ka pranuar propozimin e Safit, që në Turqi është afarist i suksesshëm.
Edhe Qeveria e Kosovës ka premtuar 1 milion euro për “Dardanët” për fitore ndaj Turqisë.
Vendimi që përfaqësueses t’i ndahen 500 mijë euro për fitore ndaj Sllovakisë do të zyrtarizohet të hënën.
Edhe mediumi i njohur gjerman, Kicker, ka shkruar për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ndarë bonus të majmë për lojtarët e Kosovës.
Marrë nga Koha.net