KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Itali/ Hajdutët vjedhin pikturat e Renoir, Cézanne dhe Matisse në vetëm 3 minuta
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Itali/ Hajdutët vjedhin pikturat e Renoir, Cézanne dhe Matisse në vetëm 3 minuta
AktualeAnalizeBotaFokusKultureSociale

Itali/ Hajdutët vjedhin pikturat e Renoir, Cézanne dhe Matisse në vetëm 3 minuta

Përditësimi i fundit: 30 Mars, 2026 9:52 am
247 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një grabitje e mirëorganizuar ka tronditur botën e artit në Itali, pasi disa piktura të çmuara të autorëve të njohur si Pierre-Auguste Renoir, Paul Cézanne dhe Henri Matisse u vodhën nga një muze pranë qytetit të Parma. Sipas policisë, katër persona të maskuar hynë në ambientet e Fondacioni Magnani Rocca më 22 mars, duke marrë tre vepra me vlerë të lartë: “Les Poissons” nga Renoir, “Natyrë e qetë me qershi” nga Cézanne dhe “Odalisque on the Terrace” nga Matisse.

Mediat italiane raportojnë se grabitja zgjati vetëm tre minuta. Autorët arritën të hynin dhe të dilnin me shpejtësi, por u penguan nga sistemi i alarmit, i cili i ndaloi të merrnin më shumë vepra nga koleksioni. Sipas raportimeve, hajdutët hynë me forcë nga dera kryesore e vilës muze “Villa dei Capolavori”, e vendosur në zonën rurale pranë Parmës, dhe morën pikturat nga Dhoma Franceze në katin e parë. Më pas, ata u larguan duke kapërcyer një gardh.

Fondacioni deklaroi se grupi dukej i organizuar dhe me një plan të qartë, duke lënë të kuptohet se synonin një grabitje edhe më të madhe nëse alarmi nuk do të ishte aktivizuar. Vlera e përgjithshme e veprave të vjedhura llogaritet rreth 9 milionë euro, ku vetëm piktura “Les Poissons” mendohet të vlejë rreth 6 milionë euro, duke e bërë këtë një nga grabitjet më të mëdha të artit në Itali në vitet e fundit.

Autoritetet italiane, përfshirë Karabinierët dhe Njësinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Bolonjë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, e cila u bë publike vetëm të dielën. Fondacioni Magnani Rocca u krijua në vitin 1984 pas vdekjes së koleksionistit dhe kompozitorit Luigi Magnani, duke u shndërruar në një nga qendrat më të rëndësishme të artit në vend.

 

Marrë  ngha ADN Kronos

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën

Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën

Kosova rrezikon 166 milion euro nga fondet e BE-së për planin e rritjes

Zjarret në vend/ 32 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive

Formula 1/ Fiton Antonelli në Monza, piloti italian niset nga vendi i 19-të

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një afarist ia ofron Turqisë 1 milion euro për fitore ndaj Kosovës
Artikulli tjetër Heshtja që flet, frika dhe përçarja brenda PS-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Superiore/ Tirana më në fund buzëqesh, vjen fitorja e parë në kampionat
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 6 Shtator, 2026
Edhe një herë për çmimin e bananeve
Analize Kryesore Opinion Sociale 5 Shtator, 2026
Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.