KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Spanja para dyndjes së turistëve këtë verë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Spanja para dyndjes së turistëve këtë verë
AktualeAnalizeBotaEkonomiSociale

Spanja para dyndjes së turistëve këtë verë

Përditësimi i fundit: 31 Mars, 2026 8:15 am
221 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Fundjavës filluan pushimet e Pashkëve në shumë lande gjermane. Megjithatë, sipas Patrick Le Metayer, drejtues i resortit të kampingut “La Marina” pranë Alicante-s, në Spanjë sezoni i verës mund të quhet tashmë i hapur: “Vijnë kaq shumë njerëz nga brenda dhe jashtë vendit.” Ai pret më shumë se 2.300 pushues. Pothuajse të gjitha bungalot dhe vendparkimet për shtëpitë mobile janë të rezervuara. Rreth 40 për qind e vizitorëve janë gjermanë.

Shumë qytete spanjolle – veçanërisht të kërkuara

Resorti i Le Metayer ndodhet në një zonë që aktualisht është ndër më të kërkuarat: Alicante, në bregdetin mesdhetar të Spanjës. Portali i prenotimeve Expedia raporton 75 për qind më shumë kërkesa për fluturime drejt këtij destinacioni krahasuar me një vit më parë. Por edhe qytete të tjera spanjolle po përjetojnë rritje të ndjeshme. 60 për qind më shumë njerëz sesa pranverën e kaluar interesohen për Seviljen; 50 për qind më shumë për Malagën dhe Madridin.

Para nisjes së madhe të valës së udhëtimeve këtë fundjavë, familja gjermane Feldcamp, e cila ndodhet në Alicante e shpjegon, se pse e zgjodhën këtë destinacion? “Kam qenë këtu dikur me prindërit e mi”, thotë Daniel. “Pastaj menduam: pse të mos kthehemi sërish?” Me shumë gjasë kështu po mendojnë edhe shumë gjermanë në këtë periudhë.

Sigura luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm

Në kohë krizash duket se vlejnë dy gjëra për gjermanët. Së pari: Sipas analizës së udhëtimeve të FUR (Forschungsgemeinschaft Urlaub und Reisen), “pavarësisht vlerësimit relativisht negativ të gjendjes ekonomike, planet e pushimeve të gjermanëve janë shumë pozitive”. 76 për qind e popullsisë planifikojnë të udhëtojnë në vitin 2026. Si motiv, 65 për qind e njerëzve thonë se kërkojnë “distancë nga përditshmëria”. Dhe gjermanët janë të gatshëm të shpenzojnë shumë për këtë. Vitin e kaluar, sipas FUR, ata shpenzuan 92 miliardë euro – më shumë se kurrë më parë.

Aktualisht duket gjithashtu se: destinacioni mund të jetë një vend i provuar dhe i njohur. Organizatori më i madh gjerman i udhëtimeve, TUI, flet për një “interes të rritur ndjeshëm për pushime në Spanjë dhe Greqi”. Në pushimet që tani nisin, për shkak të kërkesës së lartë, do të ketë 68 fluturime shtesë – për shembull drejt Mallorcas, Fuerteventuras apo Kretës.

Jugu i Evropës përfiton jo vetëm nga dëshira e madhe e gjermanëve për të udhëtuar, por edhe nga kriza në Lindjen e Afërt. Grupi Lufthansa ka anuluar fluturime drejt rajonit. “Situata aktuale gjeopolitike po ka ndikim të ndjeshëm”, thuhet nga operatori Schauinsland Reisen. Kërkesa po zhvendoset qartësisht drejt Greqisë dhe Spanjës. Në Spanjë pritet tashmë një rekord i ri turistik. Flitet për 100 milionë turiste dhe turistë të huaj gjatë këtij viti – tre milionë më shumë se vitin e kaluar.

 

Marrë nga Tagesschau.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristë
Artikulli tjetër Trumpi konsideron sekuestrimin e uraniumit në Iran

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.