KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në mungesë të parkut fizik, qeveria e kthen “Duranën” në park virtual
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Në mungesë të parkut fizik, qeveria e kthen “Duranën” në park virtual
AnalizeHI-TechKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Në mungesë të parkut fizik, qeveria e kthen “Duranën” në park virtual

Përditësimi i fundit: 31 Mars, 2026 9:20 am
95 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një projektligj për ndryshimin e ligjit të vitit 2022 për funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore, i inicuar nga deputeti socialist, Ramion Kurti, u miratua të hënën në dy komisione parlamentare.

Në projektligj futet për herë të parë përkufizimi ligjor për funksionimin virtual, ndërkohë që ligji në fuqi përkufizonte vetëm një park fizik, i cili aktualisht nuk ekziston.

Sipas dispozitave të reja, veprimtaritë e parashikuara në parkun teknologjik “mund të zhvillohen në mënyrë virtuale/në distancë…” dhe se “veprimtaria e parkut virtual/në distancë fillon me lidhjen e marrëveshjes midis zhvilluesit dhe institutionit përgjegjës”.

Parku teknologjik “Durana” u planifikua të vendoset në Xhafzotaj të Durrësit, me qëllim tërheqjen e investimeve vendase dhe të huaja për kompanitë e IT, universitete apo nomadë digjitalë. Sipas ligjit, për bizneset që do të operonin në këtë park teknologjik parashikohen lehtësira fiskale si zero tatim mbi fitimin për 15 vjet, zero tatim mbi pagat e personelit për 10 vjet dhe lehtësira të tjera.

Pavarësisht se parku fizik nuk është ndërtuar, ‘Durana Tech Park’, një shoqëri aksionere në pronësi të Korporatës së Investimeve ka filluar operimin, duke regjistruar kompani rezidente në park dhe funksionimin në formë virtuale.

Drejtoresha ekzekutive e ‘Durana Tech Park’, Florenca Haxhi, tha se 52 kompani ishin regjistruar deri më tani në park, ndërsa pretendoi se asnjëra prej tyre nuk kishte përfituar realisht deri më tani nga përjashtimet fiskale.

Gjatë diskutimit të projektligjit, deputetët e opozitës ngritën shqetësim për shkeljen e ligjit nga ana e shoqërisë dhe për favorizim të disa kompanive të lidhura me qeverinë ose të përfshira në hetimet ndaj Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve të Informacionit, AKSHI,

“Sot kemi një park që praktikisht nuk ekziston. Kemi një park virtual, teorik, në letër. Ndërkohë janë rreth 50 kompani që përfitojnë favore fiskale. Kompani të cilat, sipas raportimeve, lidhen me një grup të strukturuar që përfiton nga këto skema,” tha kryetarja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, ndërsa shtroi disa pyetje për përfaqësues të ministrisë së Ekonomisë dhe drejtuesit e parkut.

Sipas Tabakut, nuk ka një analizë për impaktin në buxhet që ka ulja e taksave për këto kompani, ndërkohë që ngriti shqetësimin për shkelje të direktivave të BE-së, që kërkojnë kërkojnë trajtim të barabartë të operatorëve ekonomikë.

“Ky projekt ndërhyn në treg dhe krijon një korsi preferenciale për disa kompani, duke deformuar konkurrencën,” tha Tabaku, ndërsa shprehu gjykimin se ligji “krijon favore fiskale dhe një model selektiv që prish konkurrencën në sektorin e teknologjisë së informacionit”.

Edhe deputeti i PD-së, Igli Cara ngriti shqetësime të ngjashme në Komisionin e Ekonomisë.

“Pra po pranoni se kemi shkelur ligjin, sepse duhej të ishte territor fizik, me portë hyrëse e dalëse dhe pikë doganore. Tani u shpik dhe modeli virtual,” tha ai.

Cara pyeti drejtuesit e Durana Park se pse në listën e kompanive të regjistruara ishin të njëjtat që merrnin tendera nga AKSHI apo përfliten për lidhje me qeverinë dhe politikën.

Administratori Gjergji Taho iu përgjigj deputetit se përzgjedhja e kompanive lidhej me plotësimin e kushteve dhe jo me favorizim.

“Nuk mund të jemi diskriminues se kush aplikon për t’u bërë pjesë e parkut, ka zero përzgjedhje, vetëm kush kalon procesin e kushteve për të qenë pjesë,” tha Taho.

I pyetur nga Cara nëse parku do të bëhej ndonjëherë fizik, Taho tha se po bëhej projektimi i parkut fizik në varësi të nevojave që kanë kompanitë e regjistruara. “Virtualiteti në këtë fazë është për të kuptuar nëse do të jetë i nevojshëm ndërtimi fizik,” shtoi ai.

Opozita po ashtu apeloi për transparencë mbi kompanitë që përfitojnë nga ky ligj.

Në një konferencë për mediat të hënën, deputeti i PD-së Enno Bozdo tha se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit kishte refuzuar të jepte informacion mbi kompanitë e rregjistruara virtualisht. Sipas Bozdos, koncepti i “virtualitetit” ka qënë i paligjshëm dhe për këtë arsye lehtësitë fiskale të marra nga kompanitë janë të paligjshme.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm GJKKO pranon ankimimin, heq masat e sigurisë ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt
Artikulli tjetër AADF fut në “kthetra” edhe arsimin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.