KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria, më pak mbeturina se fqinjët dhe BE, por vuan më shumë nga ndotja
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria, më pak mbeturina se fqinjët dhe BE, por vuan më shumë nga ndotja
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Shqipëria, më pak mbeturina se fqinjët dhe BE, por vuan më shumë nga ndotja

Përditësimi i fundit: 31 Mars, 2026 9:25 am
236 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në vitin 2024 Shqipëria gjeneroi mbetje urbane 322 kilogram për frymë shumë më poshtë se mesatarja e BE-së 517 kilogram. Mirëpo përgjatë dekadës së fundit mbetjet për frymë në vendin kanë pësuar rënie te ndjeshme referojnë të dhënat e Eurostat.

Ndërsa mesatarja e Bashkimit Evropian ka pësuar një rritje të lehtë ndërmjet 2024-2024 duke arritur në 513 kg për frymë në vitin 2024, Shqipëria ka pësuar rënie nga 425 kilogram për frymë në 2014 në 322 kg në 2024.

Pavarësisht se vendi ynë prodhon mbetje për frymë më pak se BE dhe Rajoni, vuan nga nivelet e larta të ndotjes dhe mangësi të grumbullimit dhe menaxhimit të mbetjeve.

Të dhëna të brendshme tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e rënies lidhet me standardizimin e mbledhjes së të dhënave. Që nga viti 2020,  INSTAT ka kaluar në një sistem mbledhjeje elektronike të të dhënave nga bashkitë, duke u përpjekur të ndajë mbetjet urbane familjare nga ato industriale apo të ndërtimit. Kjo ka sjellë një pasqyrim më të saktë të asaj që konsiderohet, mbetje urbane për frymë, duke eliminuar shifrat e fryra që dikur mund të përfshinin mbetje të tjera jo-urbane.

Llogaritja e mbetjeve për banor varet drejtpërdrejt nga numri i popullsisë rezidente. Shqipëria ka pësuar një tkurrje të popullsisë, veçanërisht të moshave të reja që janë konsumatorët më aktivë. Në vitin 2014 statistikat zyrtare tregojnë se popullsia e vendit ishte mbi 2.8 milionë banorë ndërsa në vitin 2024 vetëm 2.4 milionë.

Por gjithashtu Shqipëria mbetet ndër vendet me konsumin individual për frymë më të ulët në Evropë rreth 41% e mesatares së BE-së. Ky nivel i ulët i mirëqenies ekonomike përkthehet natyrshëm në më pak mbetje të gjeneruara për frymë krahasuar me vende si Austria apo Danimarka.

Rënia relative pasqyron edhe vështirësitë e familjeve për të mbajtur nivele të larta konsumi përballë rritjes së çmimeve, duke prodhuar kështu më pak mbetje paketimi apo ushqimore.

Ky trend rënës e vendos vendin tonë në një pozitë ndryshe sesa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si Mali i Zi apo Serbia, të cilat kanë shënuar rritje të sasisë së mbetjeve gjatë së njëjtës periudhë. Mali i Zi, për shembull, udhëheq rajonin me një sasi që i afrohet 600 kg për frymë, duke tejkaluar edhe shumë shtete anëtare të BE-së.

Në panoramën e përgjithshme evropiane, vihet re se vendet me ekonomi më të zhvilluara si Austria, Danimarka dhe Belgjika vijojnë të gjenerojnë sasitë më të larta të mbetjeve, shpesh duke kaluar pragun prej 700 kg për person. Megjithatë nivelet e ulëta në vendet në zhvillim mund të reflektojnë edhe sfidat në raportimin e plotë të të dhënave apo grumbullimin e mbetjeve në të gjithë territorin.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm AADF fut në “kthetra” edhe arsimin
Artikulli tjetër Shteti që mund të jetë “viktima” e parë e një krize të madhe energjetike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.