KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rubio sheh “vijën e finishit” në luftën me Iranin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rubio sheh “vijën e finishit” në luftën me Iranin
AktualeBotaFokusKomentPolitike

Rubio sheh “vijën e finishit” në luftën me Iranin

Përditësimi i fundit: 2 Prill, 2026 11:58 am
188 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se “vija e finishit” në luftën me Iranin është në horizont, dhe sapo konflikti të përfundojë, Shtetet e Bashkuara do të “rishikojnë” raportet e tyre me NATO-n, pasi disa shtete evropiane refuzuan ta mbështesnin konfliktin me Iranin.

Në një intervistë për Fox News, Rubio tha se “ka bisedime që po zhvillohen” për t’i dhënë fund luftës, me mundësinë “e një takimi direkt në një pikë”.

“Ne mund ta shohim vijën e finishit. Nuk është sot, nuk është nesër, por po vjen”, tha ai, duke mos elaboruar.

Shanset për një marrëveshje për përfundimin e luftës, që nisi më 28 shkurt, janë rritur ditët e fundit.

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, tha më 31 mars se vendi i tij ka “vullnetin e nevojshëm” për të përfunduar konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin, duke u bazuar në kushte të tilla sikurse garancitë e sigurisë.

Shtetet e Bashkuara thanë javën e kaluar se kanë paraqitur një plan 15-pikësh që përfshin çmontimin e ndërtesave bërthamore të Iranit, kufizimin e kapaciteteve të tij raketore dhe përfundimin e mbështetjes për forcat aleate rajonale.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 31 mars se luftimet mund të përfundojnë brenda dy deri në tre javësh, duke forcuar më shumë besimin se një zgjidhje ka mundësi që të arrihet.

“Po këmbehen mesazhe, ka bisedime. Ka mundësi për një takim të drejtpërdrejtë në një pikë”, tha Rubio.

Duke folur përtej përfundimit të luftës, Marco Rubio tha se “fatkeqësisht” administrata e Trumpit do të duhet të “rishikojë vlerën e NATO-s dhe të aleancës për vendin tonë”.

Rubio dhe zyrtarë të tjerë amerikanë më parë kanë vënë në dyshim vlerën e aleancës nëse SHBA-ja nuk mund të përdorë lirshëm bazat në vendet aleate për të mbrojtur interesat e saj.

“Nëse tani kemi arritur në një pikë ku aleanca e NATO-s do të thotë… se nuk mund të përdorim më ato baza për të mbrojtur interesat e Amerikës, atëherë NATO është një rrugë njëkahëshe”, tha Rubio.

Disa aleatë evropianë kanë refuzuar të përfshihen drejtpërdrejt në konflikt, në të cilin ka pasur sulme të përditshme amerikane dhe izraelite ndaj Iranit. Teherani është kundërpërgjigjur duke lëshuar raketa dhe dronë drejt objektivave në Lindjen e Mesme.

Irani, de facto, po ashtu ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore kyç që përdoret për transportin e rreth 20 për qind të naftës dhe gazit në botë, dhe ka goditur disa anije, pavarësisht se është përballur me sulme ajrore që kanë shkatërruar kapacitetet ushtarake të Teheranit.

Raportimet e mediave këtë javë pretenduan se Spanja dhe Italia – anëtare të NATO-s – kishin refuzuar që të jepnin leje që aeroplanët ushtarakë amerikanë të përdornin bazat e tyre ajrore për operacione ushtarake në Iran.

Presidenti Trump më 31 mars kritikoi ashpër Francën dhe Britaninë, dy aleatet më të afërta të SHBA-së, duke i akuzuar për mosmbështetjen e Uashingtonit dhe duke i thënë botës: “Shkoni, merreni vetë naftë” dhe “Mësoni të luftoni për veten tuaj”.

Trump tha se po e shqyrton seriozisht tërheqjen e SHBA-së nga NATO-ja, raportoi më 1 prill The Telegraph. Në një intervistë për këtë të përditshme britanike, Trump e quajti aleancën ushtarake perëndimore “tigër prej letre”.

“NATO-ja asnjëherë s’më ka mbushur syrin. Gjithmonë e kam ditur se është një tigër prej letre dhe [presidenti rus, Vladimir] Putin e di këtë po ashtu”, citohet të ketë thënë Trump.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, iu përgjigj kritikave të Trumpit ndaj Britanisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për mosmbështetjen e operacionit ushtarak amerikan në Iran.

“Pa marrë parasysh presionin mbi mua dhe të tjerët, pa marrë parasysh zhurmën, unë do të veproj në interesin kombëtar të Britanisë në të gjitha vendimet që marr”, tha Starmer gjatë një konference për media në Londër më 1 prill.

“Dhe, kjo është arsyeja pse kam qenë absolutisht i qartë se kjo nuk është lufta jonë dhe ne nuk do të përfshihemi në të”, shtoi ai.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosovë/ S’ka lëvizje drejt konsensusit për çështjen e presidentit
Artikulli tjetër Me shenja dhune në trup, i moshuari në Korçë gjendet pa jetë në banesë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.