Një ngjarje e rëndë u raportua dje në Vlorë, ku një vajzë 4-vjeçare u kafshua nga një qen pitbull teksa ecte në Lungomare me gjyshen.
E mitura është transportuae me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë për ta shpëtuar ka ndërhyrë një punonjës i bashkisë së Vlorës, i cili ndodhej pranë 4-vjeçares në momentin që u sulmua nga qeni.
Ai është shprehur se kur pa që qeni e sulmoi, iu afrua me shpejtësi dhe e kapi nga zinxhiri, duke e larguar nga 4- vjeçarja.
Sipas tiij, qeni lëvizte nëpër qytet pa pronar dhe me një zinxhir të lidhur në qafë.
Edhe gjyshja e të voglës ka treguar momentin kur qeni sulmoi vogëlushen.
Duke folur për mediat nga spitali, gjyshja tregoi se kishte nxjerrë vajzën xhiro buzë detit dhe në atë moment qeni i është vërsulur duke e kafshuar në kokë.
Marrë nga Dosja.al