Firma amerikane e personelit Manpower njoftoi se ka hyrë në tregun shqiptar si pjesë e një zgjerimi në Evropën Juglindore (EJL).
“Shqipëria është një treg plot potencial, por që kërkon shpejtësi, njohuri lokale dhe qasjen e duhur ndaj punësimit”, tha Manpoëer në një postim në Linkedin javën e kaluar.
Kompania ka shtuar tashmë njoftime pune në faqen e saj të internetit në shqip.
Në EJL, Manpower operon në Serbi, Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Bullgari, sipas faqes së saj të internetit. Globalisht, ajo operon në 75 vende.
E themeluar në vitin 1948 dhe me seli në Milwaukee, Wisconsin, ManpowerGroup është një nga firmat më të mëdha të burimeve njerëzore në botë, së bashku me firmën zvicerane Adecco dhe firmën holandeze Randstad.
Marrë nga Kapitali.al