KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria e “paaftë” të investojë 451 milionë euro që mori përsipër në vitin 2025
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria e “paaftë” të investojë 451 milionë euro që mori përsipër në vitin 2025
AnalizeFinanceKryesoreOpinionZhvillim

Qeveria e “paaftë” të investojë 451 milionë euro që mori përsipër në vitin 2025

Përditësimi i fundit: 14 Prill, 2026 10:50 am
44 Shikime
Share
3 Min. Leximi
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82
SHARE

Kur buxheti 2025 mori miratimin e kuvendit në Shqipërisë, programi i investimeve publike ishte mjaft ambicioz me një shumë totale prej 162, 3 miliardë lekësh afërisht 1,7 miliardë euro, një rekord historik.

Me gjithë rishikimet që ju bënë buxhetit 2025 me akte normative realizimi faktik i investimeve publike ishte 118,5 miliardë lekë. Shkalla e ecurisë mbetet në nivelin 73% të planit fillestar, duke lënë rreth 43.8 miliardë lekë të papërdorura (451 milionë euro) brenda vitit buxhetor.

Të dhëna të detajuara nga tabela e vjetore e investimeve nga Ministria e Financave shihet se realizimin më të mirë e kishin fondet për akset rrugore të Korridorit VIII, zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës dhe projektet e armatimit në ushtri, kontratat koncesionare dhe nga ana tjetër ecurinë më të dobët e kishin disa zëra të investimeve në shëndetësi dhe në arsim, ku universitet nuk arritën të alokojnë fondet e donatorëve.

Në 8 lotet e Korridorit 8 nga Elbasani në Qafë -Thanë u alokua pothuajse i gjithë programi e investimeve prej 6.5 miliardë lekësh dhe nga Elbasani në Papër gjithashtu u alokuan 3,1 miliardë lekë të tjera. Afërisht 10, 1 miliardë lekë ose 8.5 % e investimeve totale vitin e kaluar shkoi për investimet në Korridorin 8. Teksa rreth 2 miliardë lekë u dhanë për projektin e zgjerimit të Autostradës Tiranë-Durrës.

Projekti, më i madh pas Korridorit kanë qenë rreth 4 miliardë lekë ose 41 milionë euro investime ne armatim dhe pajisje ushtarake. Ndërsa koncesioni i rrugës së Arbrit mbetet nga projektet me më të mëdha që u financua me rreth 3,4  miliardë lekë vitin e kaluar rreth 35 milionë euro.

Por mosrealizimi i investimeve publike në nivelin 27% reflekton një hendek të lartë midis planifikimit dhe kapaciteteve zbatuese. Ky hendek vjen nga burokracia e tejskajshme në procedurat e prokurimit dhe nga vonesat në proceset e shpronësimit që bllokojnë nisjen e punimeve në terren. Shpesh, projektet nisin pa pasur një studim fizibiliteti të kopsitur mirë, çka detyron rishikimin e tyre gjatë rrugës dhe ngrirjen e fondeve. Ky fenomen tregon se, ndonëse buxheti disponon likuiditet, makineria administrative nuk arrin ta injektojë atë në ekonomi me ritmin e parashikuar.

Pasojat e këtij mosrealizimi janë të shumëfishta dhe prekin drejtpërdrejt ritmin e zhvillimit ekonomik të vendit, duke krijuar kosto, pasi fondet e ngrira në buxhet nuk prodhojnë vlerë. Vonesa në përfundimin e infrastrukturës rrugë, ujësjellës, ne arsim dhe shëndetësi pengon rritjen e produktivitetit të biznesit privat dhe ul cilësinë e jetesës për qytetarët. Ky dështim në injektimin e kapitalit frenon rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pasi investimet publike janë motori kryesor që stimulon konsumin dhe punësimin përmes efekteve zinxhir në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion
Artikulli tjetër Mesazhet mashtruese në emër të Postës Shqiptare rrisin rrezikun për qytetarët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.