KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Deputetja Çakërri dhe kushërinjtë e saj, pronarët e rinj të Vlorës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Deputetja Çakërri dhe kushërinjtë e saj, pronarët e rinj të Vlorës
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionPolitikeSociale

Deputetja Çakërri dhe kushërinjtë e saj, pronarët e rinj të Vlorës

Përditësimi i fundit: 20 Prill, 2026 8:43 am
37 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Piranjat kanë zbuluar së fundmi një skemë zaptimi të hapësirave publike dhe zhvillimin e aktiviteteve pa leje në bregdetin e Vlorës duke ngritur pikëpyetje serioze mbi funksionimin e institucioneve dhe ndikimin politik në këto procese.

Në qendër të kësaj çështjeje është Aljon Çakërri, drejtor i Qendrës së Peshkimit në Vlorë, i cili sipas denoncimeve dhe verifikimeve në terren rezulton i përfshirë në zhvillimin e një aktiviteti për mjete ujore në zonën e Triportit, në dëm të hapësirave të dedikuara për peshkatarët.

Në zonën e Triportit, mes qindra mjeteve të peshkimit, ai ka ngritur një mol të destinuar për skafe turistike. Sipas dëshmive të peshkatarëve, kjo hapësirë përdoret kundrejt pagesës, ndërkohë që është pronë publike dhe e destinuar për aktivitet peshkimi.

Dokumente zyrtare tregojnë se Inspektoriati i Peshkimit ka ngritur shqetësimin që në qershor 2024, duke e konsideruar ankorimin e mjeteve turistike si pengesë serioze për aktivitetin e peshkimit. Më pas, ndërhyrja e IKMT konstatoi se struktura ishte ndërtuar pa leje.

Megjithatë, në mënyrë të pashpjegueshme, masa e marrë u anulua një ditë më pas, me argumentin se ishte pjesë e një “testimi të procedurës së inspektimit online”. Aktiviteti vijoi dhe madje u zgjerua më tej.

Aktiviteti rezulton i regjistruar në emër të Olsen Sherifaj, ortakut te Çakërrit, por sipas dëshmive në terren është ky i fundit që shfaqet si personi që menaxhon realisht operacionin.

I pyetur drejtpërdrejt, ai ka mohuar çdo lidhje me aktivitetin, por komunikimet telefonike dhe ndërveprimet në terren tregojnë të kundërtën.

Çështja bëhet edhe më e rëndë në Gadishullin e Karaburunit, zonë e mbrojtur, ku sipas dokumenteve është dhënë një hapësirë prej mbi 2000 m² për përdorim turistik.

Verifikimet tregojnë se aty kanë nisur punime për ndërtimin e strukturave si mol dhe beach-bar.

Sipas një procesverbali të IKMT, datë 27 mars 2026, janë konstatuar: punime ndërtimi pa leje, vendosje e strukturave të përkohshme (pedana dhe pasarela druri), ndërhyrje në vijën bregdetare dhe zonë të mbrojtur.

Por nga e gjejnë gjithë këtë guxim këta dy persona që shkelin ligjin kaq hapur?

Sipas dëshmive dhe materialeve të mbledhura, Çakërri rezulton të ketë lidhje familjare me deputeten socialiste Brisejda Çakërri.

Këto lidhje kanë ngritur dyshime mbi mundësinë e ndikimit politik për të vijuar aktivitetin, pavarësisht ndërhyrjeve dhe masave institucionale.

Në një rast, është tentuar edhe promovimi i një nisme për vendosjen e një stacioni mjetesh ujore në mes të plazhit publik të Vlorës, duke shkaktuar reagim të fortë te operatorët turistikë dhe bizneset e zonës. Shoqata e Turizmit dhe bizneset e Lungomares kanë kundërshtuar publikisht zgjerimin e aktivitetit të mjeteve ujore në zona të populluara, duke paralajmëruar rrezik për jetën e pushuesve.

Ata e konsiderojnë këtë situatë si një precedent të rrezikshëm që mund të çojë në pasoja të rënda, nëse institucionet nuk ndërhyjnë.

Rasti i Triportit dhe Karaburunit ngre një pyetje thelbësore: a do të mbrohen hapësirat publike dhe zonat e mbrojtura, apo do të vijojë përdorimi i tyre për interesa private?.

 

Marrë nga Emisioni “Piranjat” në Syri TV

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lojë “ngriva-shkriva” me tenderët në Bashkinë Himarë

“Gjethja” 20 kate te Uji Ftohtë – Beton në kodrat e gjelbra, qeveria i jep tjetër leje Redi Strugës & Co në Vlorë

SPAK sekuestron 40 milionë euro nga Karçanaj, Agasi dhe Beqiraj

Komiteti i Helsinkit kundër mbajtjes në kafaz të Ilir Beqajt dhe Ilir Metës

Goditen disa grupe droge në Tiranë, policia vë në pranga 15 prej anëtarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qytetet më të mira të Europës për hapësira të gjelbra dhe akses në natyrë
Artikulli tjetër Bayerni mund Stuttgartin dhe shpallet kampion i Gjermanisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kurti paralajmëron zgjedhje të “njëpasnjëshme” nëse s’arrihet marrëveshja për president
Analize Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 22 Prill, 2026
Telashe për ONE, aksionet e 4iG në pikiatë
Aktuale Analize Ekonomi HI-Tech Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
Inteligjenca Artificiale ‘godet’ zyrat, punonjësit e kualifikuar janë më të ekspozuar
Ekonomi HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 22 Prill, 2026
Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë të ardhurat
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.