Është shtyrë gjykimi në themel për ish-presidentin Ilir Meta. Procesi ka zgjatur më pak seç pritej, sepse gjyqi është shtyrë për datën 11 maj, ora 12:00 e mesditës.
Avokatja e Fatime Kryemadhit, e ëma e Monika Kryemadhit, ka kërkuar ndërprerje të seancës, për shkak se nuk ka në prokurë tagër për të kërkuar gjykim të shkurtuar.
Dje ishte hera e parë që një gjyq i Metës transmetohej direkt në media sociale, apo në televizion, teksa u pa edhe një ndryshim në pamjen e ish-presidentit, i cili qëndron prej më shumë se një viti i izoluar në “Burgun 313”.
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, pas përfundimit të seancës dha një deklaratë për mediat, ku tha se ish-presidenti meriton gjyq publik, teksa përmendi rastin e Fatos Nanos.
Marrë nga Top Channel