KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës
AktualeAnalizeFokusKomentKryesoreSociale

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës

Përditësimi i fundit: 28 Prill, 2026 11:41 am
240 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ish-presidenti Ilir Meta pas 18 muajsh në qeli u shfaq për herë të parë publikisht në seancën në themel në GJKKO. Pamja fizike e tij ishte transformuar, ku kreu i Partisë së Lirisë kishte rënë shumë në peshë. Përfaqësuesi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Zylyftar Bregu, ka treguar në media disa detaje rreth jetës pas hekurave të ish-presidentit të Shqipërisë, të cilat mendohen se lidhen me gjendjen shëndetësore të tij.

Bregu u shpreh se gjenda fizike e Metës tregon mungesën e rrezeve të diellit të një njeriu që ka qëndruar më shumë se një vit në burg dhe kequshyerje. Përfaqësuesi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit tregon se Meta qëndron i vetëm në qeli dhe refuzon të hajë ushqimin e komanduar. Ish-presidenti ka zgjedhur të hajë 7 ditë të javës atë ushqim që i vjen një herë në javë.

Zylyftar Bregu: Për shkak të një marrëveshjeje që kam me Komitetin Shqiptar të Helsinkit, nuk mund të zbardh shumë detaje. Disa gjëra, nisur edhe nga interesi i madh për shëndetin e tij, mund t’i them në një farë mënyre. Edhe unë u habita pak kur u ndesha me të për gjendjen e tij fizike. Gjatë bisedës me të, por edhe njohjes që kam, mund ta shpjegoj pak.

Ka të burgosur që e ndajnë qelinë bashkë. Këta njerëz që e quajnë njëri-tjetrin shok buke, bëjnë një kalendar që familjet t’i sjellin ushqimet në ditë të caktuara të javës, që të gjithë ata të hanë ushqim të freskët. Z. Meta qëndron i vetëm në qeli dhe autoritetet e burgut zgjedhin të bëjnë një sjellje pak strikte, duke e lejuar familjen që t’i sjellin ushqimin e freskët vetëm një herë në javë. Z. Meta refuzon të hajë atë që quhet ‘ushqimi i komandës’, ai zgjedh të hajë 7 ditë të javës atë ushqim që i vjen një herë në javë. Ka kufizim kilogram për ushqimin, por struktura nuk e njeh këtë kufizim, vetëm kur duan ta respektojnë rigorozisht rregulloren.

Z. Meta u ankua që nuk bënte kohën e duhur të ajrimit. Ajo gjendje tregon edhe mungesën e rrezeve të diellit të një njeriu që ka 1.5 vite në paraburgim. Dilte vetëm një herë në ditë dhe nuk e bënte kohën e nevojshme prej dy orësh, siç është në pretendimin e tij. Jetonte i vetëm në një qeli, edhe për shkak të një plani masash të posaçme që drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka bërë për sigurinë e tij.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars
Artikulli tjetër S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.