Rreshta shtëpish të njëjta, të ngritura pranë njëra-tjetrës, mund të shohësh kudo nëpër Kosovë. Ato krijojnë një pamje që, sipas sociologëve e antropologëve, është reflektim i lidhjeve të forta familjare.
Fasadat e bardha ose me ngjyra të lehta, ballkonet e njëjta dhe dritaret simetrike japin përshtypjen sikur një shtëpi është kopjuar disa herë në të njëjtën parcelë.
Ky uniformitet nuk është rastësi, por sipas sociologut Genc Xërxa është një zgjedhje e vetëdijshme, për të ruajtur barazinë dhe për të shmangur çdo ndjenjë xhelozie mes anëtarëve të familjes.
Sipas hulumtimit të antropologut Radan Haluzik, në shumë raste edhe brendësia e shtëpive – nga mobiljet deri te ndarja e dhomave – është e ngjashme, duke theksuar dëshirën për një trajtim të barabartë.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë