Xhihadisti 19-vjeçar i cili u arrestua të mërkurën në Austri me akuzën e përgatitjes së një sulmi terrorist në një nga tre koncertet që Taylor Swift do të luante sot, nesër dhe të shtunën në vend është nga Maqedonia e Veriut.
Sipas faqes së internetit Puls24, familja e 19-vjeçarit ishte shpërngulur nga Vjena në qytetin e Ternitz, ku u bë arrestimi. Sipas të njëjtit burim, familja e 19-vjeçarit, kanë nënshtetësi austriake, por janë me origjinën nga Maqedonia e Veriut dhe i kanë rrënjët në Shqipëri. Siç u theksua, në fakt, xhihadisti që kreu një sulm terrorist në Vjenë më 2 nëntor 2020, ishte me origjinë nga Maqedonia e Veriut, duke rezultuar në katër të vdekur dhe 23 të plagosur . Sipas informacioneve, 19-vjeçari së fundmi mund të jetë ndikuar nga fqinjët e tij ekstremistë, ku papritur një ditë u shfaq me mjekër si talebanët.
Sipas të njëjtave dëshmi, ata kishin parë edhe një grua me burka në banesën e 19-vjeçarit.
Megjithatë, media austriake Kurier raporton se për të njëjtin rast janë në kërkim edhe dy persona të tjerë dhe për këtë arsye është vendosur që të anulohen të gjitha koncertet e Swift në Austri. Gazeta gjermane raporton gjithashtu se shërbimi sekret i një vendi tjetër kishte gjetur një video të njërit prej të dyshuarve në të cilën ai deklaronte besnikërinë e tij ndaj Shtetit Islamik, si ato që zakonisht pasojnë një sulm terrorist si provë për marrjen e përgjegjësisë nga ISIS.