KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ligji sot, udhëzimet mot!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ligji sot, udhëzimet mot!
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Ligji sot, udhëzimet mot!

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2026 10:19 am
30 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Për disa vite me radhë, qeveria tentoi të çonte përpara një amnisti fiskale, por çdo herë u përball me kundërshtimin e institucioneve ndërkombëtare.

Argumenti ka qenë i njëjtë: një falje e tillë dëmton disiplinën fiskale, krijon pabarazi dhe minon besimin te sistemi. Por kur një derë mbyllet, shpesh hapet një tjetër. Në fund të vitit të kaluar, ajo që nuk u arrit si “amnisti”, u rikthye si “paqe fiskale”.

Në paketën fiskale u miratua ligji për marrëveshjen e paqes fiskale dhe një tjetër për fshirjen e detyrimeve, i shoqëruar me një narrativë të kujdesshme politike: nuk bëhet fjalë për amnisti, por për fshirje detyrimesh. Megjithatë, thelbi mbetet i njëjtë.

Paqja fiskale dhe fshirja e një pjese të konsiderueshme të borxhit tatimor, pa transparencë mbi përfituesit, prodhon të njëjtat pasoja që do të kishte edhe një amnisti e mirëfilltë. Lista e përfituesve nuk u publikua, duke e bërë procesin edhe më të paqartë për publikun dhe për vetë bizneset.

Reagimi ndërkombëtar nuk mungoi. Fondi Monetar Ndërkombëtar e kundërshtoi sërish hapur këtë qasje, duke paralajmëruar se masa të tilla minojnë drejtësinë fiskale dhe rrezikojnë të dëmtojnë besimin te sistemi.

Në një ekonomi ku mbledhja e të ardhurave mbetet sfidë strukturore, mesazhi që u jepet tatimpaguesve është i rrezikshëm: ata që nuk paguajnë mund të falen, ndërsa ata që respektojnë rregullat mbeten të vetëm në barrën e tyre.

Paradoksi është se, edhe pse dy ligjet janë miratuar, nuk kanë hyrë ende në zbatim. Mungesa e udhëzimeve dhe akteve nënligjore ka krijuar një periudhë gri, ku ligji ekziston në letër, por jo në praktikë.

Ministri i Financave ka deklaruar së fundmi se udhëzimet do të jenë gati në muajin maj, por deri atëherë, sistemi mbetet pezull. Kjo hapësirë kohore ka krijuar terren për paqartësi, interpretim selektiv dhe potencialisht për abuzim.

Në këtë boshllëk, institucionet e tjera përpiqen të vendosin kufij. Agjencia e Inteligjencës Financiare, në një udhëzim të shpërndarë për grupet e interesit, ka sqaruar se ligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale” nuk ofron asnjë lloj imuniteti administrativ apo penal për veprimet që lidhen me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo çdo vepër tjetër penale.

Një sqarim i nevojshëm, por që njëkohësisht nxjerr në pah një tjetër problem: kur ligji kërkon interpretim për të sqaruar se çfarë nuk mbulon, atëherë kufijtë e tij nuk janë aq të qartë sa duhet.

Në thelb, problemi nuk është vetëm kjo nismë. Është modeli. Ndryshimet e shpeshta fiskale, të kombinuara me mungesën e qartësisë dhe me vonesat në aktet zbatuese, krijojnë një ambient të paqëndrueshëm për bizneset.

Ata që operojnë në mënyrë të rregullt përballen me pasiguri, ndërsa ata që qëndrojnë në kufijtë e ligjit gjejnë gjithmonë hapësira për të manovruar. Në këtë mënyrë, “paqja fiskale” rrezikon të shndërrohet në një amnisti të fshehur, e shpërndarë në kohë dhe e mbuluar me terminologji të kujdesshme.

Efektet në ekonomi e parasë që po tentohet të legalizohet përmes kamuflimeve të çdo lloj mënyrë janë tashmë të dukshme. Paraja informale ka hyrë në mënyrë të konsiderueshme në qarkullim, duke krijuar iluzionin e një performance të fortë makroekonomike.

Rritja ekonomike duket solide në letër, por në realitet ajo po shoqërohet me deformime serioze. Çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur ndjeshëm, ndërsa të ardhurat e qytetarëve të zakonshëm po humbasin fuqinë blerëse.

Këtë kontrast e konfirmojnë edhe të dhënat më të fundit. Pavarësisht se Shqipëria po ngushton diferencën e të ardhurave për frymë me vendet e rajonit, madje ka lënë pas disa prej tyre, ajo mbetet vendi me përqindjen më të lartë të familjeve në rrezik varfërie, me rreth 37%.

Në të njëjtën kohë, vende si Maqedonia e Veriut e kanë këtë tregues rreth 24%, sipas të dhënave më të fundit që u bënë publike nga Eurostat. Ky është një sinjal i qartë se rritja ekonomike nuk po përkthehet në mirëqenie për shumicën.

Në fund, problemi nuk është vetëm në atë që thuhet në ligj, por në atë që ndodh mes rreshtave të tij. Kur ligji miratohet sot dhe udhëzimet vijnë nesër, hapësira që krijohet në mes nuk është neutrale.

Ajo mbushet me pasiguri, me interpretime dhe shpesh me interesa. Dhe në një sistem ku rregullat ndryshojnë shpesh dhe zbatimi vonon, drejtësia fiskale mbetet gjithmonë një hap pas.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Irani po përdor rrugë alternative për ta anashkaluar bllokadën detare amerikane

E ardhmja e fermerëve të zemëruar të Europës

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë

Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj

Sa fitohet nga Airbnb në Durrës?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqiptarët e kthyer nga kampet e Shtetit Islamik në Siri, përballen me vështirësi në riintegrim
Artikulli tjetër Ministri i Jashtëm mbron propozimin për anëtarësim me kushte në BE

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale 7 Maj, 2026
Shqipëria eksporton peshk cilësor, por shqiptarët konsumojnë produkte të lira importi
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 7 Maj, 2026
Presioni publik detyron qeverinë të ndryshojë Kodin Rrugor dhe atë Penal
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 7 Maj, 2026
Një prokuror i SPAK-ut shfaqet në videot e Ergys Agasit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 7 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.